5 SIMPTOMAT E RRALLA TË KORONAVIRUSIT – Skuqje misterioze, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje koke…

Sipas gazetës Guardian, pacientët nga disa vende kanë raportuar ënjtje të gishtërinjve të këmbëve, ndërsa përveç kësaj, nuk kishin ndonjë simptomë tjetër të zakonshme të infeksionit me koronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), që nga fillimi i pandemisë shpesh si simptoma të sëmundjes KOVID-19 ka përmendur si më poshtë: temperatura e lartë trupore, lodhje dhe kollë i thatë. Përmenden gjithashtu edhe rrjedhja e hundëve, dhimbje të fytit, hundë të zëna, dhimbje, diarre dhe humbje të ndjenjës së nuhatjes dhe shijes. Por, ekzistojnë edhe simptoma të tjera të pazakonta që disa pacientë i kanë hasur.

ËNJTJA E GISHTAVE TË KËMBËVE

Sipas gazetës Guardian, pacientët nga disa vende kanë raportuar ënjtje të gishtërinjve të këmbëve, ndërsa përveç kësaj, nuk kishin ndonjë simptomë tjetër të zakonshme të infeksionit me koronavirus. Ënjtja mund të marrë formën e lezioneve të kuqe dhe vjollcë, ndërsa gazeta evropiane pediatrike e dermatologjisë ka raportuar “epidemi” të rasteve të tilla midis fëmijëve dhe adoleshentëve në Itali.

KONJUKTIVITISI

Edhe pse e rrallë, konjunktiviti mund të jetë edhe simptomë e koronavirusit, ndërsa grimcat virale janë gjetur në lotët e disa pacientëve. Nga fakulteti mbretëror britanik i oftalmologjisë thotë: “Dihet që çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjunktivit viral si ndërlikim sekondar, ndërsa një dukuri e tillë është raportuar në virusin KOVID-19. “Por, nuk ka të ngjarë që personi të ketë ndonjë simptomë tjetër, të tilla si ethe ose kollë të vazhdueshëm – tani për tani, konjunktiviti duket se po shfaqet më vonë.”

NEKROZA

Një studim spanjoll i botuar në revistën britanike Dermatology zbuloi se 6% e 375 pacientëve me koronavirus kishin nekrozë – vdekje të indeve të trupit për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, të manifestuara nga ndryshimi në ngjyrën e lëkurës që ishin të dukshëm në njolla të kuqe ose vjollcë. Studimi zbuloi se këto simptoma janë parë kryesisht te pacientët më të vjetër me forma të rënda të sëmundjes. Sidoqoftë, këto të dhëna duhet të merren me rezervë, pasi që nekroza është raportuar te disa njerëz që kanë dalë pozitiv me koronavirus, por nuk kanë pasur nevojë që të shtrihen në spital.

MARRAMENDJE DHE KOKËDHIMBJE

Sipas një studimi të zhvilluar me 214 pacientëve në Kinë, pak më shumë se një e treta (36.4%) e të infektuarve kishin simptoma neurologjike si marramendja ose kokëdhimbjet.

NDJESI SHPIMI GJILPËRASH

Disa pacientë gjithashtu ankohen për ndjesi shpimi gjilpërash, si dhe ndjesi pickimi.

“Kur sistemi ynë imunitar aktivizohet, si përgjigje/reaksion ndaj ndonjë sëmundjeje, njerëzit mund të ndiejnë ndjesi të ndryshme… Kam dëgjuar për përvoja të ngjashme edhe tek sëmundjet tjera që nuk kanë lidhje me koronavirusin”, theksoi Dr. Weled Javaid nga spitali i Nju Jorkut.