5 zakone të përditshme që mund të shkaktojnë hemorroide

Ngritja e peshave të rënda, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë pak fibra, ngrënia e ushqimeve të nxehta dhe pikante, mbipesha, qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore dhe sforcimi gjatë jashtëqitjes janë disa nga zakonet që shkaktojnë hemorroidet.

Deri në moshën 50-vjeçare, rreth gjysma e popullsisë ka hasur në hemorroide, ndërsa kruajtja është një nga simptomat e këtij problemi. Hemorroidet shoqërohen me kapsllëk kronik, kryerja e shpeshtë e nevojës ose qëndrim të gjatë në tualet, gjë që mund të shkaktojë grumbullimin e gjakut në enët e zorrës së trashë dhe të shkaktojë shpërthimin e hemorroideve.

Ato janë të zakonshme në të gjitha grupmoshat dhe prekin të dy gjinitë. Disa nga simptomat janë kruajtje, dhimbje, parehati, lëvizje të parregullta të zorrëve dhe gjakderdhje.

Ngritja e peshave të rënda, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë pak fibra, ngrënia e ushqimeve të nxehta dhe pikante, mbipesha, qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore dhe sforcimi gjatë jashtëqitjes janë disa nga zakonet që shkaktojnë hemorroidet.

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në trajtim. Është e nevojshme të hani ushqime të pasura me fibra bimore, fruta dhe perime jeshile dhe të pini ujë. Është e rëndësishme të reduktohet marrja e ushqimeve të yndyrshme dhe të skuqura, si dhe kafes, e cila mund të ngadalësojë punën e zorrëve dhe të çojë në përkeqësimin e hemorroideve.

Nëse gjendja përkeqësohet dhe nuk mund të bëni asgjë duke ndryshuar dietën tuaj dhe me ilaçet shtëpiake, kontaktoni mjekun tuaj për ndihmë.