6 gabime të paqëllimta që i përsërisni, me të cilat e rrezikoni shëndetin e veshkave

Shëndeti i dobët ndaj veshkave mund të ndikojë edhe në rritjen e rrezikut të sulmit në zemër ose sulmit në tru.

Veshkat janë të rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit, pasi që e rregullojnë tensionin e gjakut, ekuilibrin e ujit dhe elektrolitet, dhe i eliminojnë materiet e dëmshme nga organizmi. Mbani në mend se dëmtimet në veshkat tuaja shpesh herë nuk mund të riparohen, prandaj bëni kujdes ndaj këyre zakoneve dhe ndryshoni ato menjëherë nëse mundeni!

JENI ADHURUES I USHQIMIT TË SHPEJT

Problemi qëndron në sasitë e mëdha të kripës që gjendet në produktet e tilla, të cilat jo vetëm që janë të këqija për shëndetin e zemrës, por edhe për shëndetin e veshkave. Kur në trup futet shumë kripë, trupi duhet të largojë atë përmes urinimit, duke humbur kështu kalciumin. Shumë kalcium në urinë mund të shkaktojë gurë, thekson Dr. James Simon nga Klinika Cleveland.

TENSIONI I LARTË I GJAKUT

Shkencëtarët nga të ekzaminimit të 280 000 grave dhe po aq burrave, zbuluan se vlerat e larta të tensionit të gjakut mund të ndikojnë dukshëm në zhvillimin e sëmundjeve të veshkave.

PIRJA E DUHANIT

Efektet e cigareve në mushkëri dhe zemër janë tashmë të njohura, por hulumtimet tregojnë se duhanpirësit kanë më shumë të ngjarë të kenë proteina në urinë, gjë që është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet që ndikojnë në funksionimin e veshkave, si diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut, gjithashtu përkeqësohen nga duhani, ndërsa duhanpirësit shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë treguar hulumtimet.

PËRDORIMI I ILAÇEVE KUNDËR DHIMBJES PËR NJË KOHË TË GJATË

Përdorimi i gjatë i ilaçeve kundër dhimbjes, sidomos në sasi të mëdha, ka efekt të dëmshëm në strukturën dhe indet e veshkave. Të ilaçet me recetë edhe ato pa recetë mjekësore mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut në veshka. Ilaçet jo-steroide anti-inflamatore që përdoren për trajtimin e dhimbjeve dhe temperaturës janë shkak kryesor.

MOS PINI LËNGJE KUR KENI ETJE

Është i njohur fakti që trupit i duhen 8 gota ujë çdo ditë që veshkat të funksionojnë mirë. Por nëse pini vetëm 6 gota ujë, edhe kjo do të jetë e mjaftueshme që ata të funksionojnë. Uji ndihmon që veshkat të eleminojnë toksinat dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka dhe infeksioneve, ndërsa dehidratimi e rrit rrezikun e problemeve në veshka me 20%.

KENI KILOGRAMË TË TEPËRT

Kjo nuk është ndonjë surprizë: kilogramët e tepërt e ngarkojnë trupin tuaj dhe ju vendos kështu në grupin e rrezikuar për zhvillimin e sëmundjeve të veshkave.