A duhet të frikësoheni: Çfarë ndodh me trupin kur gëlltitni çamçakëz?

A qëndron në stomak për ditë të tëra? Ose për vite? A shkaktohen dhimbje barku për shkak të tij? Gjatë gjithë fëmijërisë kemi dëgjuar shumë histori lidhur me çamçakëzët dhe atë që ndodh. Por a ka të vërteta në to? A mundet që një çamçakëz i zakonshëm të bëj probleme të mëdha në lukth?

Një kanal në Youtube ka vendosur të merret me këtë çështje dhe të zbulojë nëse çamçakëzi tretet në lukth. Video shpjegon përbërësit e çamçakëzit dhe që është e degradueshme.

Përderisa acidi i lukthit shumë lehtë mund t’i shpërbëjë të gjithë përbërësit tjerë, vetë baza e gomës (e cila mund të jetë natyrale ose sintetike) nuk mundet, për shkak se edhe nuk copëtohet në gojë, por mund të përtypet deri kur të dëshirojmë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se përshkak të kësaj qëndron në lukth – thjesht vjen në një formë të ngjashme dhe vazhdon rrugën e shkarkimi nga organizmi.

Çamçakëzët nuk rekomandohet që të gëlltiten, pasiqë mund të ngadalësojë tretjen dhe nuk janë të destinuara për të, por nëse ndonjëherë ndodh që të gëlltitni atë, çamçakëz nuk do të shkaktojë ndonjë problem me lukthin.