A e rrit psoriaza rrezikun e kancerit?

Sëmundja është e lidhur edhe me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, dmth., dy faktorë rreziku për kancer

Një analizë e 112 studimeve tregoi se ata të cilët vuajnë nga psoriaza, dhe jo vetëm nga artriti psoriatik, kanë një rrezik prej 21 përqind më të lartë të kancerit. Përndryshe, psoriaza është sëmundje inflamatore kronike që prek lëkurën dhe nyjet, ndërsa ndërmjetësohet nga qelizat T-imunitare.

Duhet të theksohet se studimet e mëparshme kanë zbuluar se pacientët me psoriazë janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë nga kanceri në krahasim me ata persona pa psoriazë.

Sëmundja është e lidhur edhe me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, dmth., dy faktorë rreziku për kancer. Në të njëjtën kohë, dihet që limfomat dhe karcinomat keratinocitike janë më të zakonshme te pacientët me psoriazë.

Duhet pasur parasysh se ilaçet biologjike që përdoren për trajtimin e psoriazës, gjithashtu mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit.