A hani çdo ditë çokollatë, nëse jo, ja disa arsye për të filluar

Studimet kanë treguar se çokollata është jashtëzakonisht e shëndetshme, sidomos çokollata e zezë

Profesionistët tregojnë se çokollata e zezë është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe se çdo ditë duhet të konsumojmë nga një rresht çokollatë. Është e pasur me flavanole, e mbron zemrën, është e mirë për enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kështu ul presionin e gjakut. Ul kolesterolin LDL, por edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmit në zemër.

Studimet kanë treguar se, nëse konsumojmë deri në gjashtë gram kakao ose çokollatë të zezë çdo ditë, zvogëlohet mundësia e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, inflamacionet dhe diabeti i tipi 2. 

 

Çokollata e zezë gjithashtu zvogëlon edhe oreksin. Ngrënia e një kubi çokollatë 20 minuta para vaktit ushqimor do të stimulojë prodhimin e leptinës, hormon ky që dërgon sinjal në tru se jeni të ngopur. Çokollata stimulon edhe prodhimin e hormonit të lumturisë, i cili ndihmon gjatë gjendjeve depresive dhe u rekomandohet grave shtatzëna. Gratë që kanë ngrënë çokollatë gjatë shtatëzanisë ishin më pak nën ndikimin e stresit dhe më pak në ankth, ndërsa foshnjat e tyre më të lumtura.