A ka lidhje koronavirusi me raste misterioze të hepatitit të rëndë tek fëmijët?

Është e mundur që fëmijët e infektuar, shumica e të cilëve nuk janë vaksinuar për shkak të moshës, mund të kenë pasur infeksione të lehta ose asimptomatike të COVID-19 që e kaluan atë pa e vënë re, thonë shkencëtarët që i botuan gjetjet e tyre në The Lancet Gastroenterology & Hepatology.

Rastet e pashpjegueshme të hepatitit të rëndë të raportuara në gati 400 fëmijë në mbarë botën mund të jenë rezultat i një sërë ndryshimesh në trup të shkaktuara nga infeksioni i panjohur me koronavirus SARS-CoV2, thonë shkencëtarët.

Fëmijët me COVID-19 kanë rrezik dukshëm më të lartë të mosfunksionimit të mëlçisë me kalimin e kohës, sipas një studimi të publikuar në faqen e internetit medRxiv, i cili nuk ka marrë akoma shqyrtimin e ekspertëve.

Është vënë re se prindërit e shumicës së fëmijëve me hepatit akut, sëmundje e rrallë në atë grupmoshë, nuk kanë raportuar infeksion të mëparshëm me SARS-CoV-2.

Shumica e pacientëve u zbuluan se ishin të infektuar me adenovirus 41F, ndërsa në mjekësi nuk njihet si fakt se ky virus e sulmon mëlçinë.

Është e mundur që fëmijët e infektuar, shumica e të cilëve nuk janë vaksinuar për shkak të moshës, mund të kenë pasur infeksione të lehta ose asimptomatike të COVID-19 që e kaluan atë pa e vënë re, thonë shkencëtarët që i botuan gjetjet e tyre në The Lancet Gastroenterology & Hepatology.

Nëse supozimi i tyre është i saktë, mbetjet e koronavirusit të mbajtura në traktin gastrointestinal të fëmijëve mund të stimulojnë sistemin imunitar që të reagojë tepër ndaj adenovirusit 41F, kështu që sasi të mëdha të proteinave inflamatore mund të dëmtojnë përfundimisht mëlçinë.

“Ne rekomandojmë që fëmijët me hepatit akut të testohen për praninë e SARS-CoV-2 në jashtëqitje dhe t’u kushtojnë vëmendje sinjaleve të tjera që tregojnë dëmtim të mëlçisë, sepse spike proteina e koronavirusit është ‘superantigjen’ që e bën sistemin imunitar tepër të ndjeshëm”, theksojnë ato.

Të martën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se 348 raste të hepatitit me origjinë të panjohur ishin identifikuar tek fëmijët në mbarë botën dhe se shkencëtarët po hetonin një lidhje të mundshme midis adenovirusit dhe infeksionit me COVID-19.