A KENI CIKËL MENSTRUAL TË RREGULLT?: Hulumtimi mbi ciklin menstrual solli zbulim tronditës që i shqetësoi gratë në të gjithë botën

Studimi, i botuar në British Medical Journal, u zhvillua me 80.000 gra të cilat regjistruan detajet e cikleve të tyre menstruale për dy dekada.

Nëse keni menstruacione të parregullta, keni arsye serioze për tu shqetësuar. Gjegjësisht, hulumtimi i ri shkencor ka arritur në një përfundim tronditës – gratë që kanë cikle të parregullta kanë shumë më shumë gjasa të vdesin të reja.

Ekspertët thonë se gjetjet e tyre tregojnë se gratë që kanë mungesë menstruacionesh ose kanë cikle të parregullta duhet të flasin me mjekun amë pasi kjo mund të tregojë një gjendje më të rëndë shëndetësore.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit analizuan të dhënat nga 80.000 gra në menopauzë me moshë mesatare 38 që i informuan ato për gjatësinë e ciklit të tyre menstrual për një periudhë prej 20 vjetësh.

Gratë me cikle të çrregullta dukshëm kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë, të kishin presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, diabet ose humbje të theksuar të flokëve. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se kjo është ndoshta një pasojë e çekuilibrit hormonal, duke shtuar se ciklet menstruale tek gratë janë tregues i mirë i shëndetit të tyre të përgjithshëm.

Pas rregullimit të rezultateve për moshën, peshën dhe mënyrën e jetesës, studimi zbuloi se gratë që kishin cikle të parregullta midis moshës 29 dhe 47 vjeç kishin pothuajse 70 për qind më shumë gjasa të vdisnin herët. Ndërsa gratë me cikël më të gjatë se 40 ditë gjithashtu kishin rrezik shumë më të lartë se ato me cikël prej 26 deri në 31 ditë. Studimi thotë se vdekja nga sëmundja e zemrës është treguar të jetë faktor kryesor i rrezikut.

Shkencëtarët thonë se kjo ndoshta është për shkak se çekuilibri hormonal i lidhur me menstruacionet e parregullta mund të shkaktojë sëmundje të tjera, përfshirë kancerin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Mungesa ose ciklet e parregullta shpesh shkaktohen nga sindroma e vezores policistike e cila shoqërohet me nivele anormale të hormoneve, duke përfshirë nivel të lartë të insulinës që rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

“Gjetjet tona theksojnë nevojën që mjekët e kujdesit primar të përfshijnë karakteristikat e ciklit menstrual gjatë viteve të riprodhimit si shenja jetësore në vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm të gruas”, tha udhëhqësi i studimit Yi-Xin Wang i Shkollës së shëndetit publik në Harvard.