A keni pyetur ndonjëherë se si krijohen kujtimet dhe si zhduken ato?

Hulumtuesit nga Scripps Research kanë eksperimentuar me insektet dhe kanë zbuluar mekanizmin fiziologjik përmes së cilit kujtimet e tyre krijohen dhe më vonë zhduken. Është treguar se një neuron dopamine qëndron prapa këtyre të dy proceseve.

Truri është organ jo i zakonshëm dhe kompleks, i cili punon shumë më tepër sesa mund ta imagjinojmë, ndërsa çdo moment e mbushim me sasi të mëdha informatash. Por jo të gjitha ngelin të dukshme – megjithëse nuk mund t’i plotësojmë, herë pas here informacionet e vjetra i hedhim për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për informacione të reja.

Hulumtuesit nga Scripps Research kanë eksperimentuar me insektet dhe kanë zbuluar mekanizmin fiziologjik përmes së cilit kujtimet e tyre krijohen dhe më vonë zhduken. Është treguar se një neuron dopamine qëndron prapa këtyre të dy proceseve.

Në hulumtim, ata u lëshonin aroma të ndryshme insektevet. Me kalimin e kohës, insektet mësuan të shmangin disa aroma, ndërsa shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ata krijan kujtime të ngjarjeve. Në hulumtimet e mëparshme, të njëjtët shkencëtarë zbuluan se disa qarqe dopamine marrin pjesë në krijimin dhe fshirjen e kujtimeve. Tani ata kanë kuptuar se ndryshimet qelizore ndodhin në dy drejtime – edhe gjatë krijimit edhe gjatë fshirjes së kujtesës, dhe se për gjithë këtë meritor është i njëjti neuron i dopamines.

“Çdo herë që mësoni diçka të re, në të njëjtën kohë krijoni kujtesë të re dhe potencialisht fshini ose pengoni disa të vjetra. Kështu ju krijoni një ekuilibër dhe parandaloni që truri të mbingarkohet me të dhëna”, thotë Jacob Barry, udhëheqësi i ekipit hulumtues.

Për dekada me radhë, shkencëtarët kanë studiuar procesin e të mësuarit dhe të kujtuarit, të fokusuar në mënyrën se si truri thith informacionin dhe se si ky informacion kthehet në një kujtesë të qëndrueshme. Kështu, ata kohët e fundit e kuptuan rëndësinë e harresës aktive dhe filluan të shqyrtonin proceset që e detyrojnë trurin të harrojë. Hulumtimi i insekteve sqaroi gjithashtu edhe procesin e ashtuquajturë pengesa retroaktive. Ka të bëjë me faktin se informacioni i freskët na pengon të kujtojmë ato të vjetrat.