A keni qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit të ri? Britanikët zhvilluan teste jashtëzakonisht të sakta dhe të shpejta

Bëhet fjalë për një test që analizon gjakun e marrë nga gishti për 20 minuta dhe me 98,6 përqind siguri zbulon nëse personi ka qenë i ekspozuar ndonjëherë ndaj virusit SARS-CoV-2

Britania planifikon të shpërndajë miliona teste për antitrupa të koronavirusit të ri, pasi që një version i testit, i mbështetur nga qeveria britanike, i kaloi ekzaminimet e para të mëdha.

Bëhet fjalë për një test që analizon gjakun e marrë nga gishti për 20 minuta dhe me 98,6 përqind siguri zbulon nëse personi ka qenë i ekspozuar ndonjëherë ndaj virusit SARS-CoV-2. Kjo u tregua nga testet e kryera te njerëzit muajin e kaluar.

“Testi është përcaktuar se është 98.6 përqind i saktë dhe ky është vërtet një lajm i mirë,” thonë shkencëtarët britanikë.

Testet e mëparshme të antitrupave të disponueshme në Britani kanë të bëjnë me dërgimin e një kampioni gjaku në një laborator për testim, i cili mund të zgjasë pët disa ditë.

Britania shpreson që testi, i njohur si AbC, do të jetë në përdorim të gjerë para fundit të këtij viti. Me shumë mundësi testet do të jenë falas dhe do të porositen në internet.