A mund të infektoheni me koronavirus në ambiente të hapura?

Duket thjesht si supozim apo të gjithë kryesisht jemi të qetë për COVID-19 në këto muaj vere, edhe në një situatë kur numri i të infektuarve të rinj në baza ditore nuk bie nën 100?

Në plazh, në shëtitje ose në mbrëmje në tarracë të hapur, koronavirusi për shumë njerëz duket se nuk ekziston.

Ekspertët thonë se është e dëshirueshme të qëndroni jashtë, por kur shihni se si të gjithë janë të qetë, pyesni veten nëse është vërtet e sigurt të jesh jashtë?

Fakti është se rreziku është shumë më i ulët në hapësirë ​​të hapur. Era shpërndan mikrobet në ajër shumë shpejt, që do të thotë se keni më pak të ngjarë të merrni sasi të mëdha të grimcave virale në ambiente të hapura. Ndërsa për të marr COVID-19 nevojitet që të jeni të ekspozuar për ca kohë ndaj virusit. Me fjalë të tjera, me siguri nuk do të sëmureni nëse thithni një grimcë të vetme të humbur virale derisa ecni jashtë ose uleni në një kafene.

Por mund të infektoheni nëse shoqëroheni për një kohë të gjatë ose nëse të gjithë të përfshirit nuk mbajnë maska. Ose nëse keni nivel të lartë të virusit afër jush, ka të ngjarë që një ose më shumë njerëz rreth jush nuk e dinë që kanë virusin.

Kujdes të veçantë duhet të kenë ata që mund të sëmuren rëndë, edhe nëse takohen njerëz të tjerë në ambiente të hapura. Njerëzit me rrezik mesatar mund të bëjnë takime në natyrë të sigurt duke mbajtur distancë fizike (një deri në dy metra) nga të gjithë të tjerët, duke mbajtur maskë dhe duke larë duart rregullisht gjatë takimit.

Shoqërimi me një rreth të vogël familjar dhe miqsh jashtë mund të plotësojnë nevojën e shoqërimit. Vetëm kini kujdes që të mos keni shumë kontakte sociale, madje edhe jashtë – përndryshe mund të infektoheni me koronavirus.

Kujdes të veçantë duhet të kenë ata që mund të sëmuren rëndë, edhe nëse takohen me njerëz të tjerë në ambiente të hapura.

Çfarë dihet për sëmundjen COVID-19 deri më tani?

Dihet që COVID-19 transmetohet nëpërmjet pikave. Kjo do të thotë se infeksioni kryesisht transmetohet nga një person në tjetrin përmes pikave të vogla nga hunda ose goja që hidhen nga personi i infektuar kur kollitet, teshtitnë ose flet. Këto pika janë relativisht të rënda, nuk transmetohen në distanca të gjata dhe bien relativisht shpejt në objekte dhe sipërfaqe afër pacientit. Një person tjetër infektohet kur thith pikat e tilla të kontaminuara. Kjo është arsyeja pse rekomandohet distanca fizike prej të paktën një metër. Kur pikat bien në objekte dhe sipërfaqe, ato bëhen të kontaminuara dhe një person tjetër që i prek ato, dhe më pas prek gojën, hundën ose sytë mund të infektohet. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lani duart rregullisht me sapun dhe ujë ose t’i pastroni ato me dezinfektues me bazë alkooli.

Njerëzit e infektuar me virusin SARS-CoV-2 janë më infektues në fillimin e sëmundjes, por mund të jenë infektues deri në dy ditë para fillimit të simptomave, i cili është i ngjashëm me infeksionin e gripit. Shumica e njerëzve në kontakt të ngushtë me një person të infektuar infektohen brenda pesë ditëve të para të shfaqjes së simptomave.

Transmetimi i infeksionit mund të ndodhë edhe nga njerëz që nuk kanë simptoma të sëmundjes, nga të ashtuquajturit raste asimptomatike, por kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar shtrirjen e transmetimeve të tilla.