AGJENCIA EUROPIANE E BARNAVE PARALAJMËRON: Sa kohë duhet të kaloj nga vaksinimi i parë në të dytin për të arritur mbrojtje të plotë?

Të dhënat mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19 bazohen në një studim në të cilin dozat e vaksinës jepen në distancë prej 19 deri në 42 ditë, thonë nga agjencia, duke theksuar se mbrojtja e plotë arrihet shtatë ditë pas vaksinimit të dytë. 

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ditëve të fundit theksoi se kërkohej një interval maksimal prej 42 ditësh midis dozave të para dhe të dyta të vaksinës Pfizer për të arritur mbrojtjen e plotë.

Të dhënat mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19 bazohen në një studim në të cilin dozat e vaksinës jepen në distancë prej 19 deri në 42 ditë, thonë nga agjencia, duke theksuar se mbrojtja e plotë arrihet shtatë ditë pas vaksinimit të dytë.

“Çdo ndryshim në atë rregull do të kërkonte ndryshime në deklaratën e aprovuar të produktit dhe më shumë të dhëna klinike për të mbështetur një ndryshim të tillë, përndryshe do të konsiderohej përdorim i paautorizuar i manualit,” shpjegoi EMA.

Përdorimi i tillë nënkupton edhe më pak përgjegjësi nga prodhuesi i vaksinave, konkluduan nga Agjencia.