Aktiviteti i rregullt fizik pas sulmit në zemër, përmirëson normën e mbijetesës

Rezultatet treguan se individët që rritën aktivitetin e trupit midis dy vizitave të mjekut, kishin një rrezik prej 59% më të ulët të vdekjes gjatë katër viteve të ardhshme, krahasuar me ata që vazhdimisht ishin joaktiv.

Shumë njerëz që kanë pësuar sulm në zemër, shqetësohen për faktin se çfarëdo lloj aktiviteti fizik mund të ngarkojë zemrën e tyre, por rezultatet e një studim të ri suedez sugjerojnë se edhe niveli i ulët i aktivitetit fizik gjatë vitit të parë të sulmit në zemër, mund të jetë i mjaftueshëm për të zvogëluar rrezikun e vdekshmërisë në vitet në vijim.

Rezultatet treguan se individët që rritën aktivitetin e trupit midis dy vizitave të mjekut, kishin një rrezik prej 59% më të ulët të vdekjes gjatë katër viteve të ardhshme, krahasuar me ata që vazhdimisht ishin joaktiv. Individët që ishin përgjithësisht aktivë kishin një rrezik prej 71% më të ulët të vdekjes, sesa individët joaktiv.

Ky studim e mbështet aktivitetin fizik si një nga ilaçet më të rëndësishme, që shumë njerëz mund ta zbatojnë para shfaqjes së shqetësimeve të zemrës, sidomos pas tyre.

Duhet të theksohet se çdo sasi e aktivitetit trupor mund të ndihmojë njerëzit që kanë pësuar sulm në zemër, por aktiviteti i rregullt fizik duhet të jetë qëllimi.