ANESTEZIOLOGËT I SQAROJNË ARSYET: Pse disa pacientë janë shtatë ditë në respirator, ndërsa disa për 30 ditë

"Në format më të rënda, zhvillohet e ashtuquajtura stuhia e citokinës dhe vjen deri te reagim i fortë imunitar i mushkërive", thekson Dr. Nebojsa Ladjevic.

Vlerësimi i përgjithshëm i mjekëve në dy muajt e fundit të pandemisë me koronavirusin e ri është se struktura e moshës e të sapo infektuarve ka ndryshuar.

“Gjithnjë e më shumë të rinj dhe fëmijë janë të infektuar. Më të moshuarit janë ende të kujdesshëm, ndërsa të rinjtë janë të ekspozuar ndaj kësaj vale të dytë”, thotë drejtori i Qendrës për Anesteziologji në Qendrën Klinike të Serbisë, Dr. Nebojsa Ladjevic.

  • Ai gjithashtu shpjegon se si duket trajtimi i pacientëve me KOVID-19 me një pamje klinike më të rëndë, dmth ata që kanë nevojë për respirator.

“Pamja e rëndë klinike do të thotë që gjendja e pacientit është aq e keqe sa nuk mund të marrë më frymë normalisht me mushkëritë e tij dhe të sigurojë oksigjen të mjaftueshëm për trupin. Atëherë gjendja bëhet kritike dhe është e nevojshme të aplikoni formën e ventilimit mekanik – qarkullim i rritur i oksigjenit, “high flow”, ventilimi invaziv ose intubacioni dhe vetë respiratori, ose siç e quajmë profesionalisht – ventilator. “Është kritike pasiqë pacienti nuk ka një organ të vetëm nga i cili mund të sigurojë oksigjen të mjaftueshëm dhe ne duhet ta ndihmojmë atë në të njëjtën sekondë”, tha anesteziologu.

“Sa i përket kësaj sëmundje, ne si mjek duhet së pari të çojmë në shërimin e mushkërive në masën që ata mund të marrin përsipër funksionin vetë dhe pa ndihmën e pajisjeve për të krijuar një sasi të mjaftueshme të oksigjenit në gjak. Kjo do të thotë që pas largimit të respiartorit, pacienti nuk lodhet, rrahjet e zemrës janë normale, nuk ndjehen të ngulfatur, thjesht e sjellin atë në një kurë kur mushkëritë mund të funksionojnë vetë. Atëherë pacienti gradualisht largohet nga ventilimi mekanik dhe më në fund nxirret nga respiratori kur ai të mjaftoj mbushjen me oksigjen”, thotë Dr. Ladjevic.

Kur kjo ndodh, shton ai, varet nga ashpërsia e sëmundjes. Te dikush do të jemi në gjendje ta zgjidhim atë problem në shtatë ditë, sidomos nëse pacienti ka ardhur në kohë. Në format më të rënda, zhvillohet e ashtuquajtura stuhia e citokinës dhe vjen deri te reagim i fortë imunitar i mushkërive. Ka pacientë që kanë qenë në respirator për 30 ditë, pas së cilës ata janë rikuperuar me sukses.