Artikuj të rëndësishëm ushqimor për një mëlçi të shëndetshme

Çaji jeshil e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë, falë sasisë së lartë të komponimeve polifenole që ai përmban.

Përderisa alkooli, trans-yndyrnat dhe sheqeri ndikojnë negativisht në mëlçi, artikuj të caktuar ushqimorë e “pastrojnë” dhe e mbrojnë këtë organ. Këto janë erëzat si shafran i Indisë, piperi dhe specat që nxisin enzimat për detoksifikim.

Çaji jeshil e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë, falë sasisë së lartë të komponimeve polifenole që ai përmban.

Gjithashtu, ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e niveleve të larta të lipideve në gjak dhe në këtë mënyrë e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike. Nga ana tjetër, ushqimet e pasura me vitaminë E ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, kështu që ato janë ndihmë domethënëse gjatë trajtimit.

Dhe së fundi, për një mëlçi të shëndetshme janë të rëndësishëm probiotikët – çrregullimet e mikroflorës së zorrëve që shpesh vërehen tek personat me mëlçi të yndyrshme ose cirrozë të mëlçisë.