Ass. Dr. Kristian Duma: Degjenerimi makular senil – Sëmundja e popullatës së moshuar

Degjenerimi makular senil është proces që lidhet me plakjen.

Shkruan: Ass. Dr. Kristian Duma

Klinika e sëmundjeve të syve – Shkup


Plakja si një proces i jetës e prek si syrin ashtu edhe makulën e tij, i cili është përgjegjës për shikimin e qartë qendror. Si rezultat i këtyre ndryshimeve të plakjes, njeriu humbet aftësinë për të njohur qartë njerëzit, drejtimin e makinës, leximin. Ndryshimet ndodhin gradualisht, pa u vërejtur dhe çojnë në verbëri. Sot, mbi 30 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga sëmundja dhe janë shkaku kryesor i verbërisë pas moshës 50 vjeçare.

Prandaj, ekzaminimet periodike të syve tek popullatat në rrezik, për diagnostikimin në kohë dhe fillimin e terapisë për të parandaluar humbjen e shikimit janë të paçmueshme.

Sot, mbi 30 milion njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga sëmundja dhe janë shkaku kryesor i verbërisë pas moshës 50 vjeçare.

Ekzistojnë dy forma të degjenerimit makular senil, i thatë dhe i lagësht.

Forma e thatë është formë shumë më e zakonshme, e përfaqësuar në fazat e hershme nga formimi i depozitave të verdha me formë dhe madhësi të ndryshme në pjesën e prapme të syrit, të cilat konsiderohen pjesërisht si pjesë përbërëse e plakjes. Këto depozita që rriten në mënyrë progresive i shkatërrojnë indet rreth makulës që shkakton çrregullim të shikimit. Përparimi i formës së thatë të degjenerimit makular senil mund të përparojë në formë të përparuar ose të shndërrohet në formë të lagësht. Ky proces mund të prekë njërin ose të dy sytë.

Kur preket vetëm njëri sy nga ndryshime të tilla, atëherë ky problem është më i vështirë për t’u diagnostikuar, pasiqë syri tjetër përpiqet të kompensojë shikimin, prandaj është shumë e rëndësishme që të bëhen vetëm ekzaminime të rregullta të syve, duke mbyllur vetëm njërin sy, ose të bëhen vizita më të shpeshta te mjeku i syve. 

Forma e lagësht e degjenerimit makular senil ose forma e çrregulluar dhe neovaskulare është forma më e rëndë e kësaj sëmundje. Në 10-15% të pacientëve me formë të thatë, sëmundja përparon në formë të lagësht. Ndryshimet në këtë formë janë mjaft të ndryshme nga forma e thatë. Enët e gjakut në pjesën e prapme të retinës fillojnë të rriten në mënyrë anormale, proces ky që quhet angiogjeneza. Këto enë të vogla të gjakut kanë aftësinë të lëshojnë lëng dhe gjak në indin përreth dhe të formojnë struktura të ngjashme me cistat. Këto ndryshime e çrregullojnë shikimin në atë mënyrë që pacienti fillon të shohë njolla të errëta në pjesën qendrore të zonës së shikimit. Këto janë vendet në makula nën të cilat grumbullohet lëngu. Për dallim nga forma e thatë e cila ka tendencë për zhvillim të ngadaltë, forma e lagësht mund të përparojë me shpejtësi dhe të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme makulat dhe kështu edhe shikimin e qartë të pacientit.

A keni faktorë rreziku për degjenerim makular senil?

Këta janë faktorët e rrezikut:

  • Mosha është rreziku më i madh, rreziku rritet ndjeshëm pas moshës 50 vjeçare
  • Nëse keni ndonjë anëtar të familjes që tashmë ka degjenerim makular
  • Nëse keni degjenerim plak në njërin sy, ka shumë të ngjarë që të njëjtin ndryshim ta fitoni edhe në syrin tjetër
  • Duhanpirësit kanë një rrezik 2-3 herë më të lartë të degjenerimit makular senil.
  • Femrat kanë më shumë të ngjarë të preken nga kjo sëmundje sesa meshkujt.
  • Tensioni i pakontrolluar i gjakut gjithashtu rrit rrezikun
  • Faktorët gjenetikë gjithashtu mund të ndikojnë në këtë fenomen

Si të ulet rreziku?

  • Ndaloni pirjen e duhanit
  • Mbani peshë normale të trupit
  • Përfshini sa më shpesh perime të gjelbërta, fruta të mjaftueshme tek të ushqyerit e juaj, pasi ato mund të zvogëlojnë rrezikun sepse këto produkte përmbajnë substanca që ekuilibrojnë angiogjenezën.
  • Konsumoni peshk me përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega 3, ndërsa shmangni llojet e tjera të yndyrave
  • Aktiviteti i rregullt fizik zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular

Shikim i turbullt

Linjat e drejta të gjësendeve, fillojnë të shtrembërohen

Shfaqja e njollave të errëta dhe të paqarta

Vështirësi në dallimin e ngjyrave dhe kontrasteve

Ndjeshmëria e shtuar ndaj dritës

Aktivitetet si punë me shtiza ose leximi, bëhen të pamundura

Cilat janë simptomat?

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, shkoni për vizitë te mjeku i syve, diagnostikimi dhe terapia në kohë mund të parandalojë dëmtimin e shikimit dhe të shmangni verbërinë!