Barnat e ndryshme psikiatrike mund të rrisin rrezikun e inflamacionit të mushkërive

Rreziku i zhvillimit të inflamacionit të mushkërive tek pacientët që morrën benzodiazepin ishte dy herë më i lartë, se sa tek pacientët të cilët nuk i përdorën këto lloj barnash.

Një analizë e 10 studimeve ka treguar se përdorimi i benzodiazepineve dhe barnave që shoqërohen me benzodiazepinë, të cilat përdoren për trajtimin e një sërë sëmundjesh psikiatrike, mund të rrisin rrezikun e inflamacionit të mushkërive (pneumonisë).

Rreziku i zhvillimit të inflamacionit të mushkërive tek pacientët që morrën benzodiazepin ishte dy herë më i lartë, se sa tek pacientët të cilët nuk i përdorën këto lloj barnash.

Gjithashtu, profesionistët sqarojnë se rrezik i lartë i inflamacionit të mushkërive ishte i pranishëm tek përdoruesit e tanishëm dhe të mëparshëm të benzodiazepineve, por jo edhe tek përdoruesit të cilët i kishin marrë këto barna 10 vjet më parë.

Benzodiazepinat janë barna të cilat shpesh u jepen personave që kanë probleme me pagjumësinë ose që vuajnë nga ankthi. Ata mund të ndihmojnë njerëzit të flejnë më mirë ose më lehtë të kapërcejnë situatat stresuese në jetën e tyre.