Çaj kamomili – për mendje të qetë dhe zemër të shëndetshme

Për shëndet më të mirë kardiovaskular rekomandohet që të pini një deri në dy gota çaj në ditë.

Çaji i kamomilës zakonisht përdoret në çrregullimet e tretjes, irritimin e syve, ose me qëllim që të relaksohemi kur jemi të stresuar. Megjithatë, këto nuk janë efektet e vetme pozitive të kësaj bime shëruese. Kamomili përmban antioksidantë që e forcojnë imunitetin dhe i lehtësojnë proceset inflamatore dhe dhimbjet në organizëm. Gjithashtu, çaji i kamomilit jo vetëm që na qetëson dhe na ndihmon me pagjumësinë, por edhe vet aroma e vajit esencial nga kjo bimë ndihmon gjatë ankthi dhe e përmirëson gjendjen shpirtërore.

Falë flavonoideve që përmban, kamomil vepron si kardioprotektiv – për shëndet kardiovaskular më të mirë rekomandohet që të pini një deri në dy gota çaj në ditë.

Kamomili i qetëson dhimbjet dhe ngërçet në zorrë dhe i relakson muskujt në bark, kështu që ndihmon edhe gjatë tretjes së dobët, të përzierave dhe vjelljes. Me konsumimin e çajit të kamomilit, qetësohet edhe mishi i inflamuar i dhëmbëve, ndërsa është i shkëlqyer edhe për shërimin e afteve. Një gotë çaj kamomili në ditë, mundësisht para se te fleni gjumë, është parandalim i thjeshtë kundër shumë sëmundjeve, por është edhe zgjidhje për formë dhe humor të mirë.