Çaji i mëndafshit të misrit dobëson

Mëndafshi i freskët i misrit përmban vaj yndyror dhe esencial, rrëshirë, alkaloide të cilat kanë karakteristikën e shtrëngimit të enëve të gjakut, si dhe acid fosforik, klorofil, kalium dhe mangan.

Misri, në veçanti mëndafshi i misrit që gjendet në frut në formën e fijeve të holla dhe të mëndafshta, konsiderohet si një agjent i testuar dhe i padëmshëm i humbjes së peshës.

Përveç që siguron humbje të peshës efektive kur pihet si çaj, mëndafshi i misrit është edhe një diuretik shumë i mirë. Mëndafshi i freskët i misrit përmban vaj yndyror dhe esencial, rrëshirë, alkaloide të cilat kanë karakteristikën e shtrëngimit të enëve të gjakut, si dhe acid fosforik, klorofil, kalium dhe mangan. Me konsumimin e çajit të mëndafshit disa herë brenda 24 orëve, sasia e urinës së sekretuar mund të rritet disa herë pa pasoja të dëmshme, gjë që është e rëndësishme sidomos për sëmundjet që mbledhin uj në trup dhe kanë efekt negativ në trup.

Kjo barishte është e dobishme edhe si një ilaç natyral në mjekimin e traktit urinar, fshikëzës, inflamacioneve të veshkave, gurëve në veshka, reumatizëm.

Çaj nga mëndafshi i misrit

Në një filxhan me ujë të nxehtë (jo të vluar) vendosni një lugë çaji me mëndafsh misri dhe lëreni të qëndrojë për pesë deri në 10 minuta. Gjatë ditës, duhet të pini të paktën pesë filxhana me çaj në periudha të barabarta të disa orëve. Çaji nga mëndafshi i misrit nuk ka efekte të dëmshme, prandaj mund të përdoret për një periudhë më të gjatë kohore.