Çfarë do të thotë ënjtja e duarve?

Në mëngjes zgjoheni me gishta të ënjtur? Arsyeja për këtë mund të jetë një numër gjendjesh, por gjithsesi ju duhet duhet të zbuloni se cila është arsyeja e vërtetë, nëse është serioze dhe se si të ndihmoni. Këto janë gjendjet më të zakonshme që shkaktojnë ënjtje.

Nxehtësia – kur është nxehtë, enët e gjakut zgjerohen në mënyrë që të lirojnë më shumë nxehtësi dhe të freskojnë organizmin. Me sforcimin e enëve të gjakut, një pjesë e lëngut kalon në indet e buta dhe shpie në ënjtje. Ënjtja kalon vetëm pasi të lëvizni. Nëse ënjtja nuk kalon me kalimin e kohës dhe shoqërohet me dhimbje, në këtë rast, drejtohuni mjekut.

Kripa e tepërt – kur konsumoni shumë kripë vjen deri te mbajtja e ujit në trup, i cili kudo, pra edhe te gishtat e juaj. Kjo gjë kalon për një ditë, por për të mos u shfaqur më shpesh, përpiquni që të largoni kripën nga tryeza juaj. Sasia e tepërt e kripës e rëndon punën e veshkave, ndërsa është e dëmshme edhe për krejt shëndetin në përgjithësi.

Osteoartriti – Me kalimin e viteve vjen deri te dëmtimi dhe harxhimi i nyjeve. Fërkimi i tepërt mund të shkaktojë dhimbje, ënjtje, ngurtësi, kufizim të lëvizjes. Nëse përveç ënjtjes keni edhe lëvizje të dhimbshme të gishtave, atëherë bëhet fjalë për shfaqjen e  osteoartritit.

Sindroma e tunelit karpal – sindromi i tunelit të kyçit të dorës shfaqet si rezultat i ngjeshjes së nervit, i cili është përgjegjës për inervimin e muskujve të dorës. Si rezultat i kësaj shfaqet dhimbja, nxehtësia, ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirja e gishtërinjve. Statistikat tregojnë se kjo sindromë shfaqet tre herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt.

Limfedema – shfaqet kur nyjet limfatike nuk e bëjnë kullimin e duhur, domethënë, lirimi i  trupit nga substancat e dëmshme, bakteret, viruset… Përveç ënjtjes së duarve në këtë rast shfaqet edhe ënjtja e këmbëve, shfaqet ndjenja e ngushtësisë në lëkurë.

Preeklampsia – Ënjtjet gjatë shtatzanisë janë të mundshme. Por nëse ënjtjet janë të dhimshme, duhet që të konsultoheni me gjinekologun. Preeklampsia është gjendje e cila shfaqet kryesisht në shtatzani dhe rezulton me tension të lartë të gjakut, prani e lartë e proteinave në urinë dhe ënjtje. Kjo gjë shfaqet tek tre deri në tetë për qind e grave shtatzëna, më së shpeshti pas javës së 20 të shtatzënisë, por mund të shfaqet edhe gjatë lindjes ose disa ditë pas lindjes.