Çfarë duhet të dini në lidhje me trajtimin e COVID-19 me ilaçe në shtëpi – ilaçi që duhet të arrijë deri në fund të këtij viti

A do të kemi fat që deri në fund të këtij viti të jemi në gjendje të kurojmë sëmundjen COVID-19 me ilaçe në shtëpi?

Tabletat kundër sëmundjes së COVID-19, të cilat mund të përdoren në shtëpi posa sëmundja të zbulohet, mund të jenë në dispozicion të pacientëve deri në fund të vitit 2021, thotë drejtori i Pfizer Albert Bourla, i cili tha se priste që trajtimi antiviral të ishte efektiv në një shumëllojshmëri të koronavirusit.

Bourla shpjegon se kompania po teston dy ilaçe antivirale, njëra që injektohet në mënyrë intravenoze dhe tjetra që merret në rrugë orale. Fokusi, sipas tij, është në opsionin oral, sepse ofron disa përparësi – shmangien e shkuarjes në spital dhe nuk ka nevojë për profesionist shëndetësor për trajtim.

Mundësia e marrjes së terapisë antivirale për SARS-CoV-2 në shtëpi mund të ndryshojë gjithçka, pohon Bourla. Deri në fund të vitit pritet që ilaçi të kalojë të gjitha fazat e testimit.

“Zgjidhja e pandemisë së koronavirusit kërkon parandalimin përmes vaksinave dhe shërimin e plotë i të infektuarve me virusin”, thekson Michael Dolsten, shkencëtar kryesor në Pfizer.

“Duke pasur parasysh mënyrën se si SARS-CoV-2 muton dhe ndikimin e vazhdueshëm global të sëmundjes COVID-19, duket se ka të ngjarë që qasja në opsionet e trajtimit do të jetë thelbësore tani dhe pas pandemisë”.

Aktualisht zgjidhja e vetme në dispozicion është vaksina kundër COVID-19, por ekspertët paralajmërojnë që pas vaksinimit duhet të keni kujdes dhe të veproni në përputhje me masat, sepse është e mundur të infektoheni me COVID-19 edhe pas marrjes së vaksinës, megjithëse nuk është mjaft e zakonshme.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se rreth 5,800 raste të infeksionit (një rast në të cilin një person i vaksinuar zhvillon të njëjtën sëmundje që vaksina kishte për qëllim të parandalonte) nga rreth 77 milion njerëz të vaksinuar. Si mund të ndodhë kjo?

Dështimi i vaksinës mund të ndodhë kryesisht kur trupi nuk i përgjigjet në mënyrë adekuate vaksinës për një numër arsyesh. Mund të jetë statusi imunitar, gjendja shëndetësore, përdorimi i ilaçeve ose dështimi në ruajtjen e ilaçeve. Kjo është një arsye shtesë pse duhet të mbajmë maskë dhe të mbajmë distancë fizike edhe pasi të vaksinohemi.