ÇFARË KËSHILLOJNË MJEKËT: A duhet të bëni testin për antitrupa përpara se të merrni dozën e tretë të vaksinës COVID-19?

Gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19, duhet të vaksinohet me dozën e tretë, bien dakord imunologët. A mund të zbulojë testi i antitrupave kohën e saktë për dozën "buster"?

Nuk diskutohet që niveli i mbrojtjes nga koronavirusi rritet ndjeshëm pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës. Megjithatë, shumë pyesin nëse vërtet kanë nevojë për dozën e tretë. Ndoshta ata kanë mjaft antitrupa të mbetur në trupin e tyre pas dy vaksinave të mëparshme?

Nëse po i bëni vetes të njëjtat pyetje, ndoshta mendoni për një test antitrupash në mënyrë që të vendosni për dozën e tretë.

Megjithatë, ekspertët sigurojnë se testet e përmendura janë të dobishme vetëm në një masë të caktuar. Lexoni se çfarë përgjigje japin ata për shumë pyetje të rëndësishme në lidhje me të.

CILAT JANË PËRFITIMET E VAKSINIMIT SHTESË?

Doza ‘përforcuese’ do të forcojë vërtet sistemin tuaj imunitar dhe do ta bëjë atë më të përgatitur që trupi të mbrohet në rast të infeksionit me virusin SARS-CoV-2.

Megjithatë, termi i përdorur shpesh ‘përforcues’ nuk është plotësisht i saktë, thotë imunologu gjerman Carsten Waczl, sepse vaksinimi shtesë në fakt rikthen atë që mungon. Në të vërtetë, buster doza jo vetëm që do të rivendosë sistemin tuaj imunitar, por gjithashtu do të sigurojë mbrojtje më efektive se doza e dytë.

“Sa herë që sistemi imunitar bie në kontakt me agjentët shkaktarë të sëmundjes ose vaksinës, ai bëhet më i fortë dhe më elastik,” shpjegon Watzl.

A DUHET TË BËJMË TESTIN E ANTITRUPAVE PARA DOZËS SË TRETË?

Testimi i antitrupave nuk është pa arsye. Ju dëshironi të dini se çfarë niveli të mbrojtjes keni pas vaksinimeve të mëparshme dhe bazuar në ato të dhëna të vlerësoni nëse keni nevojë për dozë shtesë.

Në këtë drejtim, testi i antitrupave mund të sqarojë disa gjëra, thotë Andreas Bobrovski, kryetar i Shoqatës së mjekëve laboratorë të Gjermanisë.

Megjithatë, nuk rekomandohet për përdorim të përgjithshëm. Nga teste të tilla, informacione të rëndësishme se sa të suksesshme kanë qenë dy vaksinat e para mund të merren nga ata që janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve ose janë përgjithësisht të imunokompromentuar, shpjegon ai.

Shkencëtarët nuk bien dakord se cili nivel i antitrupave është garanci e mbrojtjes së sigurt, që do të thotë se edhe pas një testi të tillë mund të ndiheni të pasigurt.

ÇFARË NA TREGOJNË REZULTATET E TESTIT TË ANTITRUPAVE?

Sipas Boborovskit, testi kontrollon nivelin e antitrupave IgG që formohen si rezultat i vaksinimit.

Imunoglobulinat (antitrupat) janë molekula proteinike të prodhuara nga sistemi imunitar në përgjigje të hyrjes së një substance të huaj, në organizëm (antigjen). Ekzistojnë pesë klasa të imunoglobulinave: IgA, IgM, IgG, IgE dhe IgD. 

IgG ndodhet në hapësirën ndërqelizore dhe e mbron atë nga infeksionet. Duke vërtetuar praninë e këtij antitrupi, mund të tregohet nëse ka pasur sëmundje të mëparshme apo nëse është kryer imunizimi. IgM është e para nga imunoglobulinat që i përgjigjet infeksionit dhe tregon një fazë akute të sëmundjes.

Nëse vendosni të testoheni për antitrupa, është e rëndësishme që metoda e testimit të japë rezultate që mund të krahasohen. Kjo është e mundur nëse standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehen në BAU/ml (BAU= Binding Antibody Units).

Megjithatë, nuk ka kufij të caktuar për BAU/ml mbi të cilin një person konsiderohet i mbrojtur, thotë Watzl, i cili beson se nuk është e rëndësishme të dihet sasia e antitrupave përpara dozës së tretë.

A KA VLERËSIME SE SA ËSHTË KJO PAK?

Po, ka.

“Rezultati nën 21,8 BAU/ml tregon se nuk mund të llogarisim në mbrojtjen e ofruar ndryshe nga antitrupat IgG”, tregon Bobrovski.

“Nga ana tjetër, rezultatet mbi 21.8 BAU/ml janë zonë e madhe gri në të cilën është e vështirë të përcaktohet se kur mbrojtja është mjaft efektive. Sipas vlerësimit tim, vlerat mbi 500 janë mjaft të larta dhe në atë rast nuk duhet të nxitoni për një dozë të tretë”, thotë doktor Bobrovski.

Çdo gjë mbi 1000 BAU/ml mund të konsiderohet mbrojtje e shkëlqyer, shton ai.

Vlerësimet e tij përkojnë me ato të Wattzl. “Niveli i antitrupave mbi 1000 BAU/ml lidhet me nivel mjaft të mirë të mbrojtjes kundër infeksionit”, thotë Dr. Bobrovski.

A ËSHTË E DËMSHME TË VAKSINOHENI NËSE NIVELI I ANTITRUPAVE ËSHTË I LARTË?

Jo, duke pasur parasysh deklaratat e Institutit Robert Koch, organi kryesor shkencor i Gjermanisë.

Megjithatë, shumë gabojnë kur supozojnë se është më mirë të presësh për një dozë të tretë në rast të niveleve të larta të antitrupave në trup.

Nëse keni ende nivel të mirë imuniteti, nuk ka arsye për t’u shqetësuar për dozën buster. Mbrojtja juaj vetëm mund të përmirësohet.

ÇFARË NËSE REZULTATET E TESTIT TË ANTITRUPAVE JANË SHUMË TË ULËTA?

Mos u frikësoni, thotë imunologu Watzl. “Mbrojtja ndaj formave më të rënda simptomatike të sëmundjes mund të jetë ende e lartë”, shtoi ai.

“Mos u shqetësoni për nivelet e ulëta të antitrupave, por regjistrohuni për vaksinën shtesë.”