Çfarë ndryshimesh ndodhin në trupin e njeriut për 365 ditë

Nëse keni pyetur ndonjëherë se çfarë ndodh në trupin tonë në një periudhë prej një viti, këtu është përgjigja...

Në trupin tonë vazhdimisht ndodhin procese të ndryshme të cilat nuk i vëmë re, kështu që për 365 ditë flokët tanë janë më të gjatë për 15,2 centimetra, thonjtë për 3,8 cm, ndërsa lëkura vazhdimisht po rigjenerohet, kështu pra, në një vit bie shtresa e qelizave të vdekura që peshojnë madje deri në 3,9 kilogramë.

Në vit qajmë nga 83 litra lot, prodhojmë 363 litra djersë dhe 227 litra pështymë.

Kur është fjala për nevojat fiziologjike, atëherë shifrat janë si më poshtë: lirojmë nga 503 litra urinë dhe 163 kg nevojë të madhe.