Çfarë pasojash ka heqja e bajameve në fëmijëri?

Fëmijëve të cilët u hoqën bajamet deri në moshën 9 vjeçare, në vitet e mëvonshme vuanin nga alergjitë ose astma, gripi ose pneumonia tre herë më shumë.

Megjithëse kirurgjia e bajameve (tonsilektomia) dhe heqja e bajamit të tretë (adenoidektomia) konsiderohen si operacione rutinë pa pasoja, por rezultatet e një studimi afatgjatë, publikuara në revistën „JAMA Otolaryngology-Head & Neck Surgery“, tregojnë se ka pasoja.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Melburnit studioi të dhënat mjekësore të rreth 1.2 milionë danezëve, shëndeti i të cilëve u ndoq që nga lindja, e deri në të tridhjetat.

Gjatë hulumtimit u zvulua se, te fëmijët që u hoqën bajamet deri në moshën 9 vjeçare, në vitet e mëvonshme vuanin nga alergjitë ose astma, gripi ose pneumonia tre herë më shumë. Fëmijëve të cilëve ju hoq bajami i tretë, vuanin nga këto sëmundje dy herë më shumë, si dhe nga konjuktiviti dhe sëmundjet obstruktive pulmonare.

Shkencëtarët rekomandojnë shmangien e heqjes së bajameteve përderisa mund të ekzistojë mundësia e ndonjë lloj trajtimi tjetër, ndërsa nëse operacioni është i pashmangshëm atëherë mjekët duhet ta shtyjnë atë për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që të zhvillohet më mirë imuniteti i fëmijës, u theksua në konkluzionet e studimit.

“Të tre bajamet janë pjesë e sistemit limfatik dhe luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin normal të sistemit imunitar dhe identifikimin e patogjenëve gjatë fëmijërisë, kështu që nuk është çudi që heqja e tyre pengon zbulimin e patogjenëve dhe rrit rrezikun e infeksioneve respiratore dhe sëmundjeve infektive”, thanë studiuesit.