ÇFARË THONË MJEKËT: Kur është e sigurt që të jetë pranë një personi i cili është shëruar nga COVID-19?

Para se të vendosni të shoqëroheni me njerëz tjerë, ekzistojnë tre kritere që duhet të përmbushen.

Përderisa koronavirusi i ri vazhdon të përhapet në të gjithë botën, shanset për të njohur të paktën një person që është infektuar me COVID-19 janë të larta. Pyetja është kur është e sigurt të jesh pranë tyre?

Si kujtesë: Virusi është përhapur në mesin e njerëzve përmes pikave, që do të thotë përmes teshtitjes, kollitjes dhe madje edhe duke kënduar dhe folur me zë të lartë. Një person i infektuar ka më shumë të ngjarë të zhvillojë simptoma brenda 11 ditësh, ndërsa në varësi të ashpërsisë së sëmundjes, mund të duhen disa javë që ata të shërohen. Në rastet më të rënda, vërehet rimëkëmbja deri në gjashtë javë.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të dish kur është e sigurt të jesh pranë një personi që është shëruar nga sëmundja varet nga shumë simptoma, veçanërisht nga mungesa e tyre.

Sipas ekspertëve, kriteret për përfundimin e izolimit janë:

  • Kanë kaluar të paktën 14 ditë nga dita e parë e sëmundjes
  • Për të paktën tre ditë rresht, pacienti është i infektuar (pa ethe) pa përdorimin e antipiretikëve
  • Ekziston përmirësim i dukshëm në frymëmarrjen dhe simptomat e tjera të COVID-19

E rëndësishme është që të mbani mend se njerëzit që janë rikuperuar mund të mbajnë simptoma të caktuara, të tilla si lodhja ose dhimbje koke, thotë Dr. William Schaffner, infektolog dhe profesor në Universitetin Vanderbilt në Shtetet e Bashkuara, shton se kjo nuk do të thotë që ata nuk do të ju infektojnë juve. Disa njerëz kanë nevojë për më shumë kohë për tu rikuperuar plotësisht.

Nëse personi ishte pozitiv dhe nuk kishte simptoma, ai mund të rishfaqet mes njerëzve pas 10 ditësh. Por, kushdo që ka sistem më të dobët imunitar duhet të qëndrojë në shtëpi më gjatë se 10 ditë.

Pavarësisht nëse ka pasur simptoma, njerëzit që kanë pasur COVID-19 mund të testohen përsëri për të parë nëse janë akoma bartës të virusit, nëse kjo është e mundur që të bëhet. Nëse dy teste janë negative dhe bëhen brenda 24 orësh, ai person është i lirë të shoqërohet me njerëzit tjerë.

Ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë, këshillojnë ekspertët, sepse kjo është përafërsisht periudha në të cilën duhet të shfaqen simptomat.

Mos harroni se është e nevojshme të mbani maskë sa herë të keni mundësi, si dhe të distancoheni në situata kur jeni të rrethuar nga njerëz. Ekspertët paralajmërojnë se fakti që një person është shëruar nga sëmundja nuk e lejon atë që të injorojë rekomandimet e epidemiologëve.

“E rëndësishme për të gjithë ne – përfshirë edhe ata që janë shëruar nga virusi – është të praktikojmë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit”. paralajmëruan epidemiologët.