ÇFARË TREGON HULUMTIMI NGA AFRIKA E JUGUT: A jeni të mbrojtur nga omicron nëse keni kaluar COVID-19?

Një studim nga Instituti kombëtar i sëmundjeve infektive në Afrikën e Jugut tregoi rezultate paraprake, se omicron shmang imunitetin e fituar nga infeksioni me koronavirus.

Sipas hulumtimeve fillestare të bazuara në terren, omicron ka aftësi të konsiderueshme për të anashkaluar imunitetin e fituar nga infeksionet e mëparshme të varianteve të tjera COVID-19. Rezultatet tregojnë se varianti i ri mund të shkaktojë një valë të re të rëndësishme infeksionesh, edhe në mesin e popullatës me nivele të larta të antitrupave.

Ekspertët nga Instituti kombëtar i sëmundjeve infektive (NICD) në Afrikë paralajmërojnë se këto rezultate mund të kenë pasoja të rëndësishme për shëndetin publik.

“Nuk dihet ende nëse omicron mund të shmangë imunitetin që zhvillohet pas vaksinimit”, thanë studiuesit.

Ekspertët analizuan 2.8 milionë raste të konfirmuara të COVID-19 në Afrikën e Jugut që nga marsi 2020 dhe zbuluan se 35 670 njerëz ishin ri-infektuar me COVID-19.

RREZIK MË I MADH PËR T’U INFEKTUAR PËRSËRI

Gjegjësisht, studimi tregon se rreziku i ri-infektimit gjatë valëve të shkaktuara nga variantet beta dhe delta, ishte më i ulët se në valën e parë të shkaktuar nga varianti i zbuluar në Wuhan. Pra, ishte më e lehtë të infektoheshe me COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë sesa kur u shfaqën variantet beta dhe delta. Në të kundërt, rreziku i ri-infektimit me omicron është 2.4 herë më i lartë se në valën e parë.

Ekspertët nga Instituti kombëtar arritën në përfundimin se përhapja e fundit e variantit omicron lidhet me rrezik të reduktuar të infeksionit të parë dhe rrezik të shtuar të përsëritjes.

“Ne kemi gjetur prova të një rritjeje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme të rrezikut të ri-infeksionit që lidhet përkohësisht me shfaqjen e omicron në Afrikën e Jugut. Këto gjetje sugjerojnë se ky lloj ka avantazhin e ri-infektimit të atyre individëve që tashmë e kanë kaluar COVID-19.”

“Aftësia për të shmangur imunitetin para infektimit, pavarësisht nëse mund të shmanget omicron dhe imuniteti i fituar nga vaksina, ka implikime të rëndësishme për shëndetin publik në mbarë botën”, shtuan ata.

Edhe pse vetëm rreth një e katërta e popullsisë së Afrikës së Jugut është rivaksinuar, imuniteti i fituar i popullsisë pas infeksionit me COVID-19 është shumë më i lartë, pasi vendi ka kaluar nëpër disa valë të rëndësishme pandemike.

LAJME TE MIRA

Infektologia Anna von Gottberg nga Instituti tha në një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se varianti omicron nuk duket të jetë më infektiv se lloji dominues më parë dhe se rritja aktuale e rasteve në Afrikën e Jugut ndoshta bazohet në ndjeshmërinë e popullsisë ndaj ri-infeksionit.

Megjithatë, Gottberg shtoi se kishte prova se ata që u infektuan përsëri me variantin e ri të COVID-19, omicron, kishin simptoma të lehta, të cilat i konsideron “lajm të mirë”.

Studimi me titullin “Increased risk of SARS-CoV-2 reinfection associated with emergence of the Omicron variant in South Africa” u publikua në MedRxiv dhe nuk është shqyrtuar nga profesionist të pavarur.