Cila sëmundje që tashmë e keni, shkakton formë më të rëndë të COVID-19?

Studimi i ri ka konfirmuar hulumtimet e mëparshme për faktin se cilat janë gjendjet më të zakonshme shëndetësore që shoqërohen me formën më të rëndë të COVID-19.

Përqindja më e lartë e shtrimeve në spital për shkak të COVID-19, mund t’i atribuohet gjendjeve ekzistuese shëndetësore vijuese: mbipesha (30%), hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut 26%), diabeti (21%) dhe dështimi i zemrës (12%), tregon një studim i ri.

Sipas të dhënave, vlerësohet se pothuajse dy të tretat (63.5%) e pacientëve të trajtuar në spital ishin për shkak të këtyre gjendjeve shëndetësore dhe se shtrimi në spital mund të mos ishte i nevojshëm nëse pacientët nuk kishin ndonjë nga këto gjendje.

Studimi, i botuar në Journal of the American Heart Association, thekson se duhet bërë më shumë përpjekje për të promovuar mënyrën e jetesës së shëndetshme për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe për të minimizuar rrezikun e formës së rëndë të COVID-19. Ekspertët duhet të theksojnë rëndësinë e ushqimi të shëndetshëm, sepse ushqimi i dobët në përgjithësi kontribuon më së shumti në shfaqjen e ndonjë sëmundjeje, por gjithashtu kontribuon edhe në gjendjen me COVID-19.