Çka nëse pulsi është i ngadalshëm – bradikardia

Megjithëse rrahja e ngadalshme e zemrës për dikë mund të jetë normale, siç janë atletët, për të tjerët mund të jetë një gjendje e rrezikshme ose të shkaktojë simptoma të pakëndshme.

Bradikardia është nocion mjekësor për numrin e zvogëluar të rrahjeve të zemrës tek një i rritur në më pak se 60 rrahje në minutë. Zemra normale rreh 60 deri në 100 herë në minutë. Diagnoza – bradikardia do të thotë se zemra rreh më ngadalë se 60 rrahje në minutë, herë pas here ose vazhdimisht.

Megjithëse rrahja e ngadalshme e zemrës për dikë mund të jetë normale, siç janë atletët, për të tjerët mund të jetë një gjendje e rrezikshme ose të shkaktojë simptoma të pakëndshme.

Bradikardia zakonisht manifestohet pa shfaqjen e simptomave të tjera, derisa frekuenca të bjer nën 50 rrahje në minutë. Disa nga simptomat e bradikardisë janë lodhja dhe dobësia. Bradikardia mund të shkaktohet nga çrregullimet e zemrës ose sëmundjet e këtij organi.

Simptomat e numrit të zvogëluar të rrahjeve të zemrës janë:

  • Lodhje dhe dobësi;
  • Marramendje;
  • Humbje ndjenjash;
  • Mungesë ajri;
  • Dhimbje në gjoks.

Pasojat e bradikardisë ndryshojnë në varësi të numrit të rrahjeve të zemrës. Shpesh pasojat e bradikardisë së patrajtuar janë: humbja e shpeshtë e vetëdijes, pamundësia e zemrës për të pompuar mjaftueshëm gjak, si dhe vdekja e shkaktuar nga dështimi i papritur i zemrës.