Dita Botërore e Kancerit 4 Shkurti-Intervistë me Dr.Edris Mahtab: Në Maqedoni, fatkeqësisht diagnostikojmë fazat e vonshme të kancerit të mushkërive

Fazat e hershme të sëmundjes janë vërtet asimptomatike dhe kjo vë në dukje edhe më shumë rëndësinë e mjekëve familjarë dhe mjekëve në përgjithësi, gjithashtu ëdhe të pacientëve për të ditur se cilët janë faktorët e rrezikut që të veprojnë për të parandaluar dhe të "kapin" fazat e hershme të kancerit të mushkërive. Fatkeqësisht, në Maqedoni ne diagnostikojmë fazat e vona të kancerit të mushkërive, gjë që është vërtet për të ardhur keq, sepse pacienti ka shanse shumë të vogla për të mbijetuar.

Pirja e duhanit dhe ajri i ndotur janë rezik-faktorët kryesorë për zhvillimin e kancerit të mushkërive: Dr. Edris Mahtab, kirurg kardiotorakal, konsulent dhe koordinator i programit të kirurgjisë torakale në spitalin klinik "Zhan Mitrev"

Çdo vit në mbarë botën më 4 shkurti festohet “Dita Botërore e Kancerit”, një nismë e filluar nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit qysh në vitin 2000, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin dhe nxitjen e aktiviteteve kolektive, qeveritare në fushën e kontrollit të kancerit në mbarë botën.

Fushata në periudhën 2022-2024 shënohet me sloganin “Mbyllni hendekun e kujdesit”, e cila synon të nxjerr në pah pabarazinë në qasjen ndaj kujdesit të shkaktuar nga vendbanimi, përkatësia etnike, statusi socio-ekonomik, mosha dhe karakteristika të tjera. Statistikat flasin se – në vitin 2020, 10 milionë njerëz kanë vdekur nga kanceri, ndërsa kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje tinëzare.

“Për fat të keq, kanceri i mushkërive nuk jep shumë simptoma, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes. Disa nga simptomat mund të jenë lodhja, kolla që është një nga më të shpeshtat, pastaj dispnea…Bëhet fjalë për simptoma të shpeshta të cilat nuk janë specifike, por kur lodhja, kolla dhe dispnea janë shfaqur një herë, në disa raste më është vonë”, thotë Dr. Edris Mahtab, kirurg kardiotorakal nga Erasmus University Medical Center, Roterdam, Holandë, i cili është konsulent dhe koordinator i programit të kirurgjisë torakale në Spitalin Klinik Zhan Mitrev.

Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i vdekshmërisë dhe Maqedonia nuk bën përjashtim në këtë pjesë. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së të publikuara në vitin 2020, vdekjet nga kanceri i mushkërive në Maqedoni arritën në 1055 apo 4,59% nga numri i përgjithshëm i vdekshmërisë. Shkalla e vdekshmërisë e përshtatur sipas moshës është 31,93 për 100,000 banorë dhe e rendit Maqedoninë në vendin e 10-të në botë. Pirja e duhanit është faktori kryesorë që i atribuohet zhvillimit të kancerit të mushkërive. Cilat janë shkaqet e tjera që çojnë në këtë sëmundje?

Dr. Mahtab: Pirja e duhanit është faktori numër një i rrezikut, përderisa ndotja e ajrit është faktori i dytë me radhë, diçka që është shumë e dukshme këtu tek ne në Maqedoni, para së gjithash për shkak të djegies së drurit në periudhën e dimrit, si dhe për shkak të ndotjes së ajrit dhe vendndodhjes së Maqedonisë, posaqërisht Shkupi për shkak të maleve përreth qytetit.

Është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për pacientët me rrezik të lartë, si p.sh. personat e moshës nga 60 vjeç, të cilët kanë qenë duhanpirës të paktën prej 20 vitesh, apo kanë histori kanceri në familje. Ju përmendët shifrën prej 1055 vdekjesh në vit nga kanceri i mushkërive në Maqedoni. Mendoj se ky numër është madje i nënvlerësuar. Mendoj se është më e madhe. Prandaj duhet ngritur ndërgjegjësimi për sëmundjen.

Gjithashtu, asbesti që përdoret këtu dhe në rajon, por edhe profesione të caktuara bartin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Këtu, para së gjithash, kam parasysh profesionet si rrobaqepësi, një pjesë e madhe e popullsisë femërore në vend punon pikërisht në industrinë e tekstilit, ku veshjet bëhen nga materiale të caktuara, të cilat kanë një faktor të lartë rreziku për zhvillimin e kancerit të mushkërive, sepse këto materiale japin njëfarë ndotje. Do të përmend edhe personat që punojnë në ndërtim, sidomos në pjesën e lyerjes, pa mjetet e duhura mbrojtëse. Këta janë faktorët kryesorë të rrezikut, megjithatë, duhani dhe ndotja e ajrit janë shkaktarët kryesorë të sëmundjes.

FAKTORI NUMËR 1 I RREZIKUT Duhani është faktori kryesorë numër një në paraqitjen e kancerit të mushkërive të bardha

Pirja e duhanit është faktori numër një i rrezikut, përderisa ndotja e ajrit është faktori i dytë me radhë, diçka që është shumë e dukshme këtu tek ne në Maqedoni, para së gjithash për shkak të djegies së drurit në periudhën e dimrit, si dhe për shkak të ndotjes së ajrit dhe vendndodhjes së Maqedonisë, posaqërisht Shkupi për shkak të maleve përreth qytetit.

Cilat janë simptomat kryesore të kancerit të mushkërive?

Dr. Mahtab: Për fat të keq, kanceri i mushkërive nuk jep shumë simptoma, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes. Disa nga simptomat mund të jenë lodhja, kolla që është një nga më të shpeshtat, pastaj dispnea… Bëhet fjalë për simptoma të shpeshta të cilat nuk janë specifike, por kur lodhja, kolla dhe dispnea janë shfaqur një herë, në disa raste më është vonë.

Fazat e hershme të sëmundjes janë vërtet asimptomatike dhe kjo thekson akoma më shumë rëndësinë e mjekëve të familjes dhe mjekëve në përgjithësi, si dhe të pacientëve për të ditur se cilët janë faktorët e rrezikut për të vepruar në mënyrë parandaluese, si dhe për të “kapur” herët, fazat e kancerit të mushkërive. Fatkeqësisht, në në Maqedoni diagnostikojmë në faza të vonshme kancerin e mushkërive, që me të vërtetë është për të të ardhur keq, sepse pacienti ka shanse shumë të vogla për të mbijetuar. Kanceri i mushkërive ka katër faza – faza e parë ka një shkallë të mbijetesës pesëvjeçare prej më shumë se 65%, dhe faza e katërt ka një shkallë të mbijetesës pesëvjeçare prej rreth 5%. E vëreni ndryshimin, apo jo? Kjo është arsyeja pse ne duhet ta zbulojmë atë në fazat e hershme.

Në klinikën “Zhan Mitrev” ofrojmë kirurgjinë laparoskopike 3D minimale invazive të kancerit të mushkërive, e cila për herë të parë kryhet këtu në klinikë dhe në Maqedoni në përgjithësi. Kjo është shumë e rëndësishme të dihet, sepse 3D jep pasqyrë më të thellë, mund të operohen rastet më të vështira por edhe të operohen më saktë. Dhe laparoskopia është e rëndësishme sepse rehabilitimi i pacientit është më i mirë dhe rikuperimi shkon shumë më mirë dhe shkalla e komplikimeve është shumë më e ulët se në operacionet klasike. Kjo është arsyeja pse ne kryejmë 95% të operacioneve në mënyrë laparoskopike

Ndonjëherë, nga një fazë në tjetrën hynë shumë shpejtë konkretisht vetëm për disa muaj. Dhe për këtë është shumë e rëndësishme që sëmundja të diagnostifikohet në fazat e hershme të saj. Është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për pacientët me rrezik të lartë, si p.sh. personat e moshës 60 vjeç, të cilët kanë qenë duhanpirës në një periudhë prej 20 vitesh, dhe kanë histori kanceri në familje. Ju përmendët shifrën prej 1055 vdekjesh nga kanceri i mushkërive në vit në Maqedoni. Mendoj se ky numër është madje i nënvlerësuar. Mendoj se ky numër është më i madh. Pikërisht për këtë duhet krijuar ndërgjegjësimi për këtë sëmundje.

SKRINUNGU Është me rëndësi të madhe që të detektohet në fazat e hershme kanceri i mushkërive të bardha, dhe pas kësaj, skriningu është është një mjet shumë i rëndësishë: Dr.Mahtab

Më shumë se gjysma e pacientëve me kancer të mushkërive vdesin brenda një viti pas diagnostifikimit. Cilat janë llojet më të zakonshme të kancerit të mushkërive?

Dr. Mahtab: Në shumicën e rasteve flasim për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla dhe për kancerin e mushkërive me qeliza të vogla. Shumica janë të llojit të kancerit të mushkërive me qeliza jo të vogla, që është rreth 75-80% e rasteve të kancerit të mushkërive që shohim, ndërsa 20% e mbetur është kancer i mushkërive me qeliza të vogla. Kanceri i mushkërive me qeliza të vogla është shumë agresiv dhe në momentin që pacienti vjen dhe merr diagnozën, tashmë është tepër vonë për të. Kanceri i mushkërive me qeliza jo të vogla është më pak agresiv dhe ofron më shumë shanse për pacientin. Është më pak agresiv, por gjithsesi, është i keq edhe në atë formë që është i shfaqur.

Trajtimi për të cilin pacienti ka nevojë varet nga lloji i kancerit të mushkërive që ai ka, si dhe shëndetit që ka në përgjithshësi. Vetëm 20% e rasteve janë të përshtatshme për kirurgji. Mund të na shpjegoni trajtimin kirurgjik që bëni aktualisht në klinikën Zhan Mitrev, ku punoni si konsulent dhe koordinator i programit të kirurgjisë torakale? Kush mund të bëjë këtë lloj operacioni dhe cilat janë përfitimet?

Dr.Mahtab: Fillimisht, më lejoni të them se banorët e këtij vendi duhet të jenë krenarë që në vendin e tyre kanë një klinikë si “Zhan Mitrev”, sepse kjo klinikë ka një potencial vërtet të lartë si klinikë GSI. Kur operoj këtu dhe kur shkoj në Repartin e Kujdesit Intensiv, në fakt nuk shoh ndonjë ndryshim midis spitalit tim në Holandë, që është më i madhi në vend, dhe këtu në klinikën Zhan Mitrev. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse operacione të tilla mund të kryhen këtu, ku i gjithë sistemi funksionon shumë mirë.

Gjithashtu, asbesti që përdoret këtu dhe në rajon, por edhe profesione të caktuara bartin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Këtu, para së gjithash, kam parasysh profesionet si rrobaqepësi, një pjesë e madhe e popullsisë femërore në vend punon pikërisht në industrinë e tekstilit, ku veshjet bëhen nga materiale të caktuara, të cilat kanë një faktor të lartë rreziku për zhvillimin e kancerit të mushkërive, sepse këto materiale japin njëfarë ndotje. Do të përmend edhe personat që punojnë në ndërtim, sidomos në pjesën e lyerjes, pa mjetet e duhura mbrojtëse

Në klinikën “Zhan Mitrev” ofruam kirurgjinë laparoskopike 3D minimale invazive të kancerit të mushkërive, e cila për herë të parë kryhet këtu në klinikë dhe në Maqedoni në përgjithësi. Kjo është shumë e rëndësishme të dihet, sepse 3D jep pasqyrë më të thellë, mund të operohen rastet më të vështira por edhe të operohen më saktë. Dhe laparoskopia është e rëndësishme sepse rehabilitimi i pacientit është më i mirë dhe rikuperimi shkon shumë më mirë dhe shkalla e komplikimeve është shumë më e ulët se në operacionet klasike. Kjo është arsyeja pse ne kryejmë 95% të operacioneve në mënyrë laparoskopike.

Ajri i ndotur është faktori numër dy i rrezikut për paraqitjen e sëmundjes, dhe këtë e kemi prezent në vendin tonë

Përveç kësaj, këtu tek “Zhan Mitrev” kemi mundësi për diagnoza mediastinoskopike, që do të thotë se kemi një teknikë minimale invazive për diagnostikimin e nyjeve limfatike, të cilat janë shumë të rëndësishme në trajtimin dhe diagnostikimin e kancerit të mushkërive. Mendoj se në Maqedoni nuk ka asnjë vend tjetër ku mund të kjo.

Dhe gjëja e tretë që bëjmë këtu është përdorimi i një kamere fluoreshente me të cilën mund të shohim me shumë saktësi kufirin e secilit segment ose lob të mushkërive. Punojmë edhe për zbatimin e segmentimit sektorial, i cili do të jetë edhe më pak invaziv për pacientët, ku pacienti do të ketë më shumë funksion të mushkërive pas këtij lloji të operacioni. Dhe jo vetëm për kancerin e mushkërive. Ne ofrojmë shumë më tepër operacione për tumoret e mushkërive dhe mediastinale, të tilla si timoma, operacionet e diafragmës dhe gjëra të tjera që janë beninje, jo tumore. Ne kryejmë rreth 12 lloje të operacioneve laparoskopikenë nivel torakal.

Koha e rikuperimit është përgjithësisht më e shkurtër pas operacionit laparoskopik minimal invaziv të kancerit të mushkërive në krahasim me operacionin e hapur – sa gjatë, para se pacientët të rifitojnë pjesën më të madhe të forcës, energjisë dhe frymëmarrjes së tyre?

Dr.Mahtab: Pas operacionit minimal invaziv, pacienti mund të dalë nga spitali nga tre deri në pesë ditë, dhe pas dy javësh, ai është plotësisht i gatshëm për t’u kthyer në aktivitetet e tij të përditshme dhe gjithçka që ka bërë më parë. Kur kryhet një operacion i hapur, klasik, pacienti do të dalë nga spitali të paktën pas shtatë ditësh dhe vetëm pas gjashtë javësh do të jetë gati për t’u kthyer në detyrat e tij të përditshme. Ky është një ndryshim i madh. Ne përdorim 3D, që do të thotë se ne operojmë me shumë saktësi që do të thotë se shkalla e komplikimeve është më e ulët dhe ne mund të bëjmë operacione shumë më komplekse me 3D. Sot, për shembull, bëmë një lobektomi shumë komplekse dhe me ndihmën e 3D mundëm të shihnim shumë mirë se ku ndodhet tumori dhe në vend që të hiqnim dy lobe hoqëm njërin lob dhe e bëmë me laparoskopi, jo me kirurgji të hapur. Pothuajse nuk kishim aspak humbje gjaku. Kjo është ajo që ne bëjmë këtu në Zhan Mitrev, këto janë përfitimet e kirurgjisë minimale invazive të kancerit të mushkërive.

Fazat e sëmundjes Kanceri i mushkërive të bardha ka katët faza- faza e parë ka një shkallë të mbijetesës pesëvjeçare prej më shumë se 65%, për pesë vjet, dhe faza e katërt ka një shkallë të mbijetesës pesëvjeçare prej rreth 5%.

A keni ndonjë gjë tjetër që dëshironi të shtoni dhe që mendoni se është e rëndësishme të theksohet?

Dr.Mahtab: Mendoj se gjëja më e rëndësishme që duhet pasur parasysh është se operacioni në mushkëri është një operacion kompleks dhe për mendimin tim duhet të bëhet në një qendër që ka edhe kujdes shumë të mirë perioperativ. Ne e quajmë atë protokolli ERAS – ky protokoll është nga Oxford dhe ka parasysh gjithë kujdesin perioperativ për pacientin. Prandaj, kur një qendër duhet të kryejë operacion në mushkëri, ajo duhet të jetë një qendër e miratuar nga ERAS. Kjo është e para, dhe së dyti, për një vend si Maqedonia, për mendimin tim, vetëm një qendër me kirurgji të mirë operative në mushkëri ka fjalën e fundit, duke e kyqur këtu edhe pjesën e teknologjisë dhe kujdesin më të mirë perioperativ.

Siç e thash, është shumë e rëndësishme të gjesh kancerin e mushkërive në fazën fillestare të sëmundjes, dhe për këtë arsye depistimi është një mjet shumë i rëndësishëm. Në klinikën “Zhan Mitrev”, në bashkëpunim me spitalet e tjera shtetërore, filluam një plan, pilot-skrinig për kancerin në mushkëri. Në muajt në vijim do të fillojmë me këtë projekt, i cili do të përfshijë 1000 pacientë qëllimi i së cilës është të tarrgetohen pacientët që janë në fazën fillestare, të hershme të sëmundjes së tyre. Projekti është plotësisht i mbuluar nga ne, ne punojmë edhe me spitale të tjera shtetërore, onkologë dhe kolegë të tjerë, për të ofruar diçka për banorët e këtij vendi. Jo për klinikën “Zhan Mitrev”, por për banorët e këtij vendi.

Pse fillova tek “Zhan Mitrev”? Për mua, siç ju thashë, është më e lehtë që të përshtatem këtu, në vend që të shkoj nëpër spitale tjera, sepse kushtet këtu janë të ngjashme me spitalin tim të shtëpisë në Holandë dhe është shumë më e lehtë të punosh. Kjo është arsyeja pse fillova këtu, për të bërë një proces të plotë dhe më pas të mund ta pasqyrojmë këtë proces në spitale të tjera dhe t’i themi opinionit se kjo është ideja të cilën më pas mund ta marrin kreatorët e politikave shëndetësore në nivel kombëtar.

Disa herë në vit jam këtu për të bërë këtë lloj të operacionit, por nuk do të doja ta bëja përgjatë gjithë jetës sime. Unë dua t’i mësoj kolegët e mi këtu, në mënyrë që ata për një të ardhme të afërt të mund t’i bëjnë këto lloje të operacioneve në këtë vend edhe më tej. Në thelb kjo është ideja e asaj që ne bëjmë, shkëmbimi i njohurive dhe aplikimi i metodologjisë moderne të punës me synimin kryesorë, më të mirën për pacientët tanë.

Përktheu dhe përshtati: S.N