DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT: Cilat simptoma të kancerit shpesh injorohen nga femrat, dhe cilat nga meshkujt?

Organizata Botërore e Shëndetësisë, së bashku me Shoqërinë ndërkombëtare të kancerit, shënojnë çdo 4 shkurt Ditën Botërore të Kancerit. Në vitin 2019, Shoqata ndërkombëtare filloi një fushatë tre-vjeçare nën moton "Unë jam, unë do të" që kujton individin dhe komunitetin se ata mund të kontribuojnë në uljen e barrës globale të sëmundjeve malinje. Sllogani i fushatës së këtij viti - Së bashku, të gjitha veprimet tona janë të rëndësishme - synon të na kujtojë fuqinë e komunitetit dhe forcën e punës në ekip.

Sipas vlerësimeve të fundit të OBSH-së dhe Agjencisë ndërkombëtare për kërkime mbi kancerin, numri i sëmundjeve malinje në të gjithë botën është rritur në 19.3 milion njerëz dhe 9.9 milion raste vdekjesh janë regjistruar nga të gjitha lokalizimet e tumoreve malinje në 2020. Gjatë jetës së tyre, një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të zhvillojnë kancer, ndërsa një në tetë burra dhe një në 11 gra do të vdesin nga ndonjë formë e sëmundjeve malinje.

Ushqehuni në mënyrën e duhur, ushtroni rregullisht, mos pini duhan ose alkool dhe jetoni me besimin se sëmundja malinje mund t’i ndodhë dikujt tjetër, asnjëherë juve.

Por nëse, si shumica e burrave dhe grave, vizita te mjeku për kontrolle parandaluese nuk është në listën tuaj të përparësive, është një vendim i rrezikshëm sepse nuk ka asnjë garanci më të mirë për trajtim të suksesshëm, sesa kur zbulohet në fazën fillestare.

Ndryshimet ndodhin në të gjithë trupin gjatë gjithë jetës dhe nganjëherë është mjaft normale t’i ndjesh, por gjithsesi vendimi më i mirë është të vizitoni mjekun me të gjitha simptomat e reja, sepse disa, për fat të keq, mund të jenë paralajmërim se bëhet fjalë për kancerin. Është e rëndësishme të theksohet se simptomat e kancerit ndryshojnë midis burrave dhe grave, prandaj këshillohet t’i mbani mend.

SIMPTOMAT MË TË ZAKONSHME TË KANCERIT QË FEMRAT I INJOROJNË 

 

  • Ndryshimet e gjirit

Simptomat që mund të tregojnë kancerin e gjirit përfshijnë: gjinjtë e ënjtur, gungat në gji ose sqetull, sekret nga thithkat, thithkat e zhytura, lëkurë që qërohet, dhimbja e gjirit, kruajtja e thithkave ose tërë gjoksin.

  • Ndryshimet në zorrë

Ndryshimet në këtë organ mund të nënkuptojnë kancer të zorrëve, por mund të jenë edhe hemorroidet, sindromi i zorrëve të irrituara ose inflamacion. Femrat shpesh mund të zëvendësojnë simptomat e kancerit me ato menstruale, por sigurohuni që të vizitoni mjekun nëse vini re se problemet nuk zhduken pas disa ditësh dhe ato përfshijnë kapsllëk, diarre, feçe të errëta, të holla ose të përgjakshme. Lodhja dhe humbja e peshës janë gjithashtu simptoma shqetësuese.

  • Dhimbje në bark, legen ose shpinë

Dhimbja në pjesën e sipërme të trupit është normale kur keni endometriozë, por mund të jenë edhe dhimbje menstruale. Por nëse dhimbja është e vazhdueshme dhe shtyp në legen, shpinë ose bark dhe nuk zhduket, mund të jetë simptomë e disa llojeve të kancereve – si zorrë, vezore ose mitër. Kanceri në shtyllën kurrizore mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa dhimbja që përhapet nga pjesa e sipërme e barkut kah shpina, pasuar nga humbja e pashpjegueshme e peshës, mund të jetë simptomë e kancerit të pankreasit.

  • Fryrje

Fryrjet janë normale nëse hani shumë ose keni prisni ciklin tuaj menstrual, por nëse kjo nuk kalon edhe pas disa javësh, vizitoni një mjek pasi mund të jetë simptomë e kancerit të vezoreve.

  • Ndryshimet në urinë

Infeksionet e traktit urinar janë të zakonshme dhe e bëjnë urinimin të dhimbshëm, por ndonjëherë dhimbja mund të jetë rezultat i diçkaje serioze. Vizitoni mjekun nëse vëreni gjak në urinë, pasi kjo mund të jetë shenjë e kancerit të veshkave. Disa simptoma të tjera mund të zbulojnë infeksion të traktit urinar, por edhe kancer, ndërsa ato shfaqen në formën e dhimbjes gjatë urinimit, presionit në fshikëzës, nevoja e shpeshtë për të urinuar, probleme me zbrazjen e fshikëzës.

  • Humbje e papritur e peshës

Ju gjithashtu mund të parandaloni kancerin nëse jeni të kujdesshëm në lidhje me peshën tuaj, por nëse keni humbur shumë kilogram në kohë të shkurtër, sigurohuni që të kontaktoni një mjek, sepse është një dukuri e zakonshme kur bëhet fjalë për kancerin.

  • Gjakderdhje e pazakontë

Nëse gjakderdhja shfaqet në mënyrë të pavarur nga cikli menstrual ose shkarkimi është me gjak dhe ka erë të pakëndshme, mund të jetë infeksion, por gjithashtu mund të jetë simptomë e kancerit të vezoreve dhe mitrës.

  • Lodhja

Nëse nuk ndiheni mirë pasi keni fjetur gjumë dhe kjo vazhdon të përsëritet, telefononi mjekun tuaj amë, pasi kjo gjithashtu mund të jetë simptomë e kancerit.

  • Humbja e oreksit

Tumori i traktit digjestiv mund të shtypë lukthin dhe mund të vini re se është e vështirë për ju të hani sepse ndiheni të ngopur. Kanceri shpesh sjell ndryshime hormonale.

  • Djersitje gjatë natës dhe ethe

Kjo dukuri është normale nëse jeni në menopauzë, por nëse djersitni shumë, mund të jetë shenjë e leukemisë ose limfomës.

SIMPTOMAT MË TË ZAKONSHME TË KANCERIT QË MESHKUJT I INJOROJNË 

 

  • Problemet me urinimin 

Urinimi i shpeshtë në mbrëmje, shkarkim nga penisi, ndjesia e djegies gjatë urinimit dhe vështirësia gjatë urinimit mund të jenë simptomë e prostatës së zmadhuar, por edhe e kancerit të prostatës.

  • Ndryshimet e testikujve

Nëse vëreni ndonjë gungë ose ndryshime të tjera në testikuj, mos e vononi ekzaminimin, pasi kanceri i testikujve përparon shumë shpejt.

  • Ndryshimet e lëkurës

Nëse vëreni se nishani ka ndryshuar formën dhe ngjyrën, mund të jetë kanceri i lëkurës. Në këtë rast është e rëndësishme të vizitoni një profesionist, sepse kur bëhet fjalë për këtë lloj kanceri, nuk duhet të prisni.

  • Vështirësi me gëlltitjen dhe urth

Nëse ky problem nuk zhduket, ndërsa ju humbni peshë dhe vjellni, mjeku duhet t’ju ekzaminojë, sepse mund të jetë kanceri i stomakut. Acidi i fortë i lukthit mund të jetë gjithashtu simptomë e këtij lloji të kancerit, por edhe e kancerit të fytit.

  • Ndryshimet në zgavrën e gojës

Nëse pini duhan, keni një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të zgavrës së gojës, kështu që nëse vëreni plagë të bardha, të kuqe ose gri ose rritje në zgavrën e gojës, sigurohuni që të vizitoni mjekun.

  • Temperatura

Shpesh është sinjal që organizmi po lufton ndonjë infeksion, por nëse nuk zhduket dhe nuk ka asnjë shpjegim për të, kjo mund të nënkuptojë leukemi ose ndonjë kancer tjetër të gjakut.

  • Kollitja

Kolla që nuk kalon edhe pas 3-4 javësh, por njëkohësisht shfaqen edhe vështirësi me frymëmarrjen ose gjak në pështymë, mund të jetë simptomë e kancerit të mushkërive.

  • Dhimbja

Jo çdo dhimbje do të thotë kancer, por nëse nuk kalon edhe pas një muaji, mos duroni, por vizitoni mjekun sepse mund të jenë disa lloje të kancerit, që përfshin kancerin e kockave ose trurit.

  • Dhimbje barku dhe depresion

Rrallë herë ndodh, por depresioni që shfaqet me dhimbje të forta të barkut mund të jetë simptomë e kancerit të pankreasit. Sidomos nëse keni histori familjare të kësaj sëmundjeje.

  • Gjak në urinë ose jashtëqitje

Mund të jetë simptoma e parë e kancerit të fshikëzës, veshkave ose zorrëve. Edhe nëse nuk keni simptoma të tjera, është e nevojshme të vizitoni mjekun mjek nëse shfaqet ndonjë gjakderdhje e pazakontë.