Djathi i dhisë si një qetësues natyral

Djathi i dhisë ka vlera të larta ushqyese, tretet lehtë, krahasuar me djathërat tjerë ka më pak kalori dhe yndyrë, si dhe është i pasur me proteina, kalcium, riboflavin dhe vitaminë B2.

Në Evropë, pothuajse rriten rreth tre përqind të numrit të përgjithshëm të dhive në botë, por për shkak të qasjeve moderne, kushteve të shkëlqyera të të ushqyerit, teknologjisë së përparuar dhe shumë racave të qumështit, kjo përqindje e vogël e dhive jep deri në 17% të prodhimit total botëror të qumështit të dhisë.

Djathi i dhisë ka vlera të larta ushqyese, tretet lehtë, krahasuar me djathërat tjerë ka më pak kalori dhe yndyrë, si dhe është i pasur me proteina, kalcium, përmban riboflavin dhe vitaminë B2. Gjithashtu, është mjaft i pasur me fibra të cilat e përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në shkrirjen e depozitave yndyrore. Veçanërisht rekomandohet për gratë shtatzëna, për sportistët dhe individët të cilët janë të ekspozuar ndaj orvatjeve fizike. Proteinat e djathit të dhisë absorbohen shumë mirë dhe në mënyrë direkt i sigurojnë energji dhe aminoacide muskujve, kështu që ata shpejt rimëkëmben pas stërvitjes dhe aktiviteteve të tjera të rënda fizike.

Për një kilogram djath dhie nevojiten shtatë deri në 10 litra qumësht, gjë që është dy herë më shumë se sa për të njëjtën sasi të djathit të lopës.

Rekomandohet si zëvendësues i mishit te të ushqyerit e fëmijëve, sepse është mjaft i pasur me minerale, sidomos kalcium, magnez dhe fosfor. Djathi i dhisë përmban edhe triptofan, acid i njohur si sedativ natyral. Kjo substancë stimulon sekretimin e serotoninës, hormonit të famshëm të lumturisë, kësht që në vend të ushqimeve të tjera, hani pak djathë dhie. Do të përmirësoni gjendjen shpirtërore, do të tejkaloni nevojën për ushqim dhe nuk do ta ngarkoni trupin me yndyrë të panevojshme. Djathi i dhisë e zvogëlon sheqerin dhe kolesterolin e keq në gjak, ndërsa përmban rreth një të tretën më pak kalori dhe yndyrë se djathi i lopës.