Dr. Emilija Hristovska: Çfarë mund t’ju ndodhë gjatë motit të nxehtë? – Mbinxehja, sulmi nga nxehtësia, goditja nga nxehtësia dhe ngërçet nga nxehtësia

Popullsia më e ndjeshme në paraqitjen e efekteve negative si rezultat i ekspozimit ndaj temperaturave të larta të jashtme janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, që janë me aftësi të reduktuar në rregullimin e temperaturës së tyre trupore.

Shkruan: Dr. Emilija Hristovska

specialiste e mjekësisë


Ndryshimet klimatike, përfshirë rritjen e temperaturave të jashtme dhe rritjen e frekuencës dhe intensitetit të kushteve ekstreme klimatike, janë kërcënuese për shëndetin e njeriut përmes efekteve negative shëndetësore të ekstremeve të nxehtësisë. Rritja e temperaturës mesatare do të çojë në shfaqjen e ditëve më të nxehta, valë më të shpeshta dhe më të nxehta të nxehtësisë dhe shfaqjen e ekstremeve të nxehtësisë.

Efektet shëndetësore mund të manifestohen përmes dehidrimit, sulmit të nxehtësisë, ngërçeve të nxehtësisë, shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, respiratore dhe cerebrovaskulare.

Popullsia më e ndjeshme në paraqitjen e efekteve negative si rezultat i ekspozimit ndaj temperaturave të larta të jashtme janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, që janë me aftësi të reduktuar në rregullimin e temperaturës së tyre trupore. Rreziku nga rritja e temperaturës në organizmin e njeriut veçanërisht ndikohet atëherë kur kombinohet temperatura e lartë e ajrit dhe rrezatimi i nxehtësisë, lagështia e lartë relative, shpejtësia e ulët e qarkullimit të ajrit dhe tendosja intensive muskulore.

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë personat me sëmundje kronike, të cilët duhet të marrin rregullisht terapinë e duhur.

Mbinxehja është një dukuri relativisht e zakonshme gjatë ekspozimit të gjatë në temperatura të larta dhe manifestohet me marramendje, dhimbje koke dhe gjendje para-kolapsi. Trajtohet me pushim, qëndrim në një mjedis më të freskët, si dhe me hidratimin e duhur të trupit me futjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe elektroliteve. Një gjendje shumë më serioze e cila zakonisht ndodh gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta në kombinim me lagështinë e lartë është sulmi nga nxehtësia.

Sulmi nga nxehtësia është gjendje e pamjaftueshmërisë së mekanizmit termoregullator të organizmit. Karakterizohet nga funksioni i çrregulluar i sistemit nervor, me anhidrozë të përgjithësuar, domethënë i çrregulluar mekanizmi mbrojtës i djersitjes, nga çka do të rezultojë me rritje të temperaturës së trupit mbi 40.6 gradë Celsius. Simptoma të tjera klinike janë: pulsi i shpejtë, tensioni i ulët i gjakut, ngulfatja, të vjellat, humbja e vetëdijes. Shenjat e hershme paralajmëruese të shfaqjes së sulmit të nxehtësisë janë skuqja e lëkurës dhe ngërçet e muskujve që ndodhin si pasojë e mungesës së elektroliteve. Rreziku më i madh i sulmit të nxehtësisë ekziston gjatë kryerjes së aktivitetit fizik në temperatura të larta të jashtme, futjes së pamjaftueshme të lëngjeve me paraqitjen e dehidrimit dhe veshje të papërshtatshme që e parandalon ftohjen e trupit. Sulmi i nxehtësisë mund të rezultojë në komplikime serioze në organet vitale, tru dhe zemër, si dhe me vdekje.

Ndihma e parë gjatë sulmit të nxehtësisë përbëhet nga freskimi me ujë të ftohtë ose me lecka të lagta të ftohta, futjen e lëngjeve dhe ndihmë mjekësore profesionale për të parandaluar komplikimet ose dëmtimin e organeve vitale, zemrën dhe të trurin.

Rreziku më i madh i sulmit të nxehtësisë ekziston gjatë kryerjes së aktivitetit fizik në temperatura të larta të jashtme, futjes së pamjaftueshme të lëngjeve me paraqitjen e dehidrimit dhe veshje të papërshtatshme që e parandalon ftohjen e trupit.

Sinkopa e nxehtësisë është gjendje që ndodh si rezultat i ekspozimit të gjatë në temperatura të larta në mjedis. Karakterizohet nga ndjenja subjektive e nauzesë, lodhja fizike, hipotensioni, kolapsi vazomotorik, dhimbjet e kokës, të përzierat, dobësia, lodhja. Kjo gjendje trajtohet me pushim, qëndrim në një mjedis më të freskët, si dhe me hidratimin e duhur të trupit me futjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe elektroliteve.

Ngërçet nga nxehtësia janë ngërçe të dhimbshme të muskujve, të cilat zakonisht shfaqen gjatë kryerjes së aktivitetit fizik në ndonjë mjedis të nxehtë. Ndodhin si rezultat i humbjes së lëngjeve dhe elektroliteve (natrium, kalium dhe magnez). Fillojnë papritmas me shfaqjen e ngërçeve në duar, pjesën nën gjunjë dhe shputat, shpesh janë të dhimbshme dhe të kufizuara. Menjëherë duhet të ndërpritet aktiviteti fizik, personi të akomodohet në një ambient më të freskët, të kompensohen lëngjet dhe elektrolitet e humbura, ndërsa muskujt të shtrihen lehtësisht.

Goditja nga nxehtësia ndodh si rezultat i efektit afatgjatë të rrezatimit diellor infra të kuqe në kokë. Fillimi i kësaj sëmundjeje shoqërohet me nxehjen e menjëhershme të trurit dhe më së shpeshti vihet re tek punëtorët e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Menjëherë aplikohet ftohja efikase me ujë të ftohtë për qarkullimin e shpejtë të ajrit. Pacienti akomodohet në pozicion të shtrirë 1-2 orë. Shtohen lëngje përmes gojës, sidomos ujë mineral. Nuk jepen pije alkoolike. Për shkak të humbjes së mungesës së kripës, për shkak të djersitjes së tepërt, jepen sasi të mëdha të ujit dhe elektroliteve.

Çfarë masash duhet të ndërmerren për të parandaluar shfaqjen e efekteve të dëmshme shëndetësore gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta?

Gjatë temperaturave të larta të jashtme, duhet:

  • Vishni rroba të holla dhe me ngjyrë të hapur
  • Futni mjaftueshëm lëngje për të mundësuar procesin e djersitjes dhe për të mbajtur temperaturën normale të trupit
  • Shmangni konsumin e alkoolit dhe kafeinës
  • Shmangni qëndrimin dhe aktivitetin fizik në periudhën më të nxehtë të ditës
  • Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë personat me sëmundje kronike, të cilët duhet të marrin rregullisht terapinë e duhur.