Dr. Vesna Petreska Dukovska: Çfarë është më mirë? Të reduktoni ose të hiqni plotësisht bajamet?

Bajamet hiqen vetëm atëherë kur në mënyrë profesionale e vlerëson mjeku specialist otorinolaringolog, dhe çka është më e rëndësishmja bajamet jo gjithmonë duhet të hiqen plotësisht.

Shkruan: Dr. Vesna Petreska Dukovska

Otorinolaringolog – hirurg


Ftohjet e shpeshta të pasuara nga dhimbje të forta fyti, xhepat purulent të bajameve, anginia me qelb, era e keqe e gojës, frymëmarrja e vështirësuar, gërhitëja, apnea e natës janë situata që pothuajse gjithmonë shtrojnë pyetjen nëse është më mirë të hiqen bajamet ose të zvogëlohet madhësia e tyre me lazer, dhe me këtë, a do të ketë organizmi filtër dhe mbrojtje imune, a është koha e duhur për ndërhyrje, të shtyhet apo të bëhet, si ajo duket etj.

Bajamet hiqen vetëm atëherë kur në mënyrë profesionale e vlerëson mjeku specialist otorinolaringolog, dhe çka është më e rëndësishmja bajamet jo gjithmonë duhet të hiqen plotësisht.

Ekzistojnë metoda me lazer për të zvogëluar ose për të reduktuar ato, kështu që pjesa tjetër e indit të shëndetshëm tonilar vazhdon të kryejë funksionin imunologjin në organizëm.

Pyetjeve, se nëse ekziston mundësia që indi tonzilar të rritet përsëri pasi është hequr, përgjigjja është PO.

Në dy përqind të rasteve, vjen deri te rigjenerimi i bajmeve, por përfitimi i zvogëlimit të tyre është shumë më i madh sesa heqja e tyre gjatë vendosjes së indikacionit të saktë.

Nuk ekziston periudhë apo sezon për heqjen e bajameve. Më e rëndësishmja është të mos ketë kundërindikacione të tilla si epidemitë, sëmundjet virale, fruthi, variçela.

  • Nëse mjeku do t’i heqë ose vetëm do t’i zvogëlojë bajamet varet nga disa parakushte.

Indikacionet për heqjen e bajameve janë anginat e shpeshta dhe të përsëritura, edhe atë 4-5 gjatë vitit, më pas nëse diagnostikohet ndonjë sëmundje malinje, absceset peritonzilare dhe vatër bakteriale. Zvogëlimi bëhet tek bajamet e hipertrofizuara, të zmadhuara por jo të dhimbshme, por megjithatë ato shkaktojnë ngulfatje, bllokim mekanik të faringut, bajame të përsëritura, era e pakëndshme dhe pengesa që ndikojnë në funksionet fiziologjike normale, zakonisht në sëmundjen e apnesë së natës.

Indikacionet për heqjen e bajameve janë anginat e shpeshta dhe të përsëritura, edhe atë 4-5 gjatë vitit, më pas nëse diagnostikohet ndonjë sëmundje malinje, absceset peritonzilare dhe vatër bakteriale.

Tonsillektomia ose ndërhyrja për heqjen e bajameve, kryhet në disa mënyra:

  • Me kirurgji klasike të ftohtë dhe në mënyrë lazerike me diodë ose CO2-lazer.
  • Reduktimi – tonsillotomia, megjithatë kryhet vetëm me lazer.

Reduktimi mund të kryhet në dy mënyra.

Njëra është që të zvogëlohet madhësia e bajameve, ndërsa tjetra është e ashtuquajtura vaporizmi i bajameve të cilat mbushen me ushqim dhe kështu krijohet era e pakëndshme.

Ndërhyrja me lazer ka disa avantazhe në krahasim me klasiken. Humbja e gjakut gjatë ndërhyrjes zvogëlohet, dhimbja zvogëlohet në minimum, qëndrimi në spital pas operacionit dhe koha e rikuperimit të pacientit është e shkurtër. Me ardhjen e teknologjisë me lazer në otorinolaringologji, janë krijuar mundësi për të zvogëluar rreziqet e ndërhyrjeve, ndërsa më pas është gjetur kompromis për ruajtjen e funksionit themelor imunitar të bajameve, duke zvogëluar sëmundshmërinë ndërsa avancohen gjatë fëmijërisë.