Dr. Violeta Hristova-Janiq: Çdo i dyti ka helikobakter në lukth

Helicobacter pylori, si një nga bakteret më të zakonshme, mund të shkaktojë dhimbje në lukth, të vjella, ulçera që rrjedhin gjak, por madje edhe kancer.

Shkruan: Dr. Violeta Hristova-Janiq

internist-gastroenterohepatolog


Helicobacter pylori është një nga bakteret më të zakonshme që shfaqen tek njerëzit. Në lukth e ka pouthajse gjysma e popullsisë së botës moderne, ndërsa në vendet e pazhvilluara e ka mbi 80% e popullsisë. Nga kjo mund të preken si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Kjo baktere gjendet në mukozën sipër epitelit të lukthit, ku ka kushte perfekte për jetë, madje deri në disa dekada.

Infeksioni i helikobakterit transmetohet përmes rrugës fekale-orale ose orale-orale. Te fëmijët mund të zhvillohet që në moshë të hershme nga pirja e ujit jo të pastër ose gjatë ngrënies së frutave dhe perimeve të papastra. Rrallëherë, bakterja mund të transmetohet edhe nga njëri person te tjetri përmes pështymës, përmes përmbajtjes së vjellur, ose në rast të ndërhyrjes me instrumente endoskopikë të infektuara dhe të pa sterilizuara.

ULÇERAT QË RRJEDHIN GJAK, POR NGANJËHERË EDHE KANCER

Shumica e njerëzve të infektuar për vite me radhë nuk kanë simptoma që do të tregojnë praninë e kësaj bakterje. Te të tjerët shfaqen dhimbje abdominale, shkuqje, djegie në zonën e stomakt, fryrje, neveri dhe të vjella.

Prania e helikobakterit shkakton prodhimin e antitrupave sistemik dhe lokal si rezultat i reagimit imunitar. Bakteret nuk mund të përhapen në organe të tjera dhe në gjak si disa lloje të tjera të baktereve.

Nëse infeksioni me Helicobacter nuk mjekohet menjëherë dhe siç duhet, bakteri mund të shkaktojë inflamacion të lukthit dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore dhe shfaqjen e ulçerave.

Më shumë se 80 përqind e ulçerave të zorrës dymbëdhjetëgishtore dhe më shumë se 60 përqind e ulçerave të lukthit shoqërohen me kolonizimin e këtij bakteri. Vetë ulçerat, në varësi të madhësisë dhe lokalizimit të tyre, mund të shkaktojnë gjakderdhje dhe depërtim në ndonjë organ ngjitur. Gjakderdhjet, nga ana tjetër, mund të jenë të rrezikshme për jetën.

Nëse pacienti vjell përmbajtje si fundrinë kafeje ose përmbajtje të kuqërremtë dhe nevojën e kryen në ngjyrë të zezë, menjëherë duhet të kryhet ekzaminimi endoskopik urgjent, si dhe trajtim të mëtutjeshëm për parandalimin e gjakderdhjes.

ALARM

Nëse pacienti vjell përmbajtje si fundrinë kafeje ose përmbajtje të kuqërremtë dhe nevojën e kryen në ngjyrë të zezë, menjëherë duhet të kryhet ekzaminimi endoskopik urgjent, si dhe trajtim të mëtutjeshëm për parandalimin e gjakderdhjes.

Rrallëherë, prania e baktereve në lukth për një kohë të gjatë shkakton ndryshime nga ku lind kanceri i lukthit (adenokarcinoma dhe MALT-limfoma), në krijimin e të cilit janë të rëndësishëm edhe faktorët mjedisorë, si pirja e duhanit dhe ushqimet e kripura dhe të konservuara, në krahasim me ngrënien e ushqimeve të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C. Për këto arsye, ky bakter është e nevojshme që të zbulohet dhe trajtohet në kohën e duhur.

Diagnoza caktohet me dy lloje të testimit:

Test invaziv, i cili realizohet me gastroskopi (ekzaminim me instrument të hollë fleksibël me kamerë që futet përmes gojës) dhe biopsi të lukthit (analiza e indeve të marra prej tij), dhe teste jo-invazive, të cilat kryhen tek pacientët më të rinj, te të cilët mjeku është i sigurt se duhet të përjashtohet kanceri me gastroskopi.

Si zbulohet bakteri?

Testet për zbulimin e Helicobacter pylori mund të kryhen:
  • Përmes gjakut, përmes së cilit zbulohen antitrupat. Në raste të caktuara të pacientëve të infektuar dikur dhe shërua, testi mund të jetë pozitiv i rremë, megjithëse pacienti nuk është më i infektuar;
  • Përmes jashtëqitjes, ku zbulohet antigjeni i bakteres;
  • Urea breath test, kur pacienti pi një tretje me karbon radioaktiv;
  • Testi CLO (konsiderohet si më i besueshëm), i cili kryhet përmes marrjes së një pjesë të vogël nga lukthi gjatë gastroskopisë.

Urea breath test, kur pacienti pi një tretje me karbon radioaktiv;

TERAPIA E TREFISHTË

Ka pikëpamje që sugjerojnë se pacientët me bakter të provuar pa asnjë simptomë nuk duhet të trajtohen pasi mund të bëhet më rezistent, për shkak të efekteve anësore të antibiotikëve, si dhe shfaqjen e mundshme të ankthit gjatë trajtimit të pasuksesshëm.

Në raste të tjera, trajtimi bëhet me të ashtuquajturën terapi e trefishtë. Kjo do të thotë trajtim me dy antibiotikë të ndryshëm dhe inhibitor të pompës protonike – IPP (që zvogëlon sekretimin e acidit të lukthit). Trajtimi zakonisht zgjat nga shtatë ditë në dy javë, pas së cilës një periudhë e trajtimit vazhdohet vetëm me trajtimin IPP. Nëse përsëri ekziston bakteri përkundër trajtimit të vazhdueshëm, ndërsa pacienti ka shqetësime, terapia e trefishtë përsëritet me zëvendësimin e një antibiotiku, madje më pas përdoret edhe terapia e katërfishtë. Në të kaluarën, suksesi i heqjes së bakterit ishte mbi 90%, ndërsa sot, për shkak të përdorimit të lartë të antibiotikëve, bëhet rezistent ndaj terapisë dhe suksesi është 75-80%.