Dr. Violeta Hristova-Janiq: Faktori psiqik luan rol të rëndësishëm në shfaqjen e zorrëve të irrituar

Simptomat si dhimbje të barkut, ngërçe, fryrje dhe ndryshime në shkarkimin e zorrëve, përkeqësohen gjatë stresit, mund të shfaqen pas ngrënies, ndërsa reduktohen ose zhduken pas zbrazjes.

Shkruan: Dr. Violeta Hristova-Janiq

gastroenterohepatologe


Dhimbje të barkut, ngërçe, fryrje dhe ndryshime në shkarkimin e zorrëve, ndërsa më pas të mos ketë sëmundje organike janë simptomat që e karakterizojnë sindromin e zorrës së irrituar, një çrregullim funksional i njohur edhe si zorra e trashë e irrituar. Është vlerësuar se pothuajse deri në 50 për qind e pacientëve që i vizitojnë klinikat gastroenterologjike shkojnë pikërisht për shkak të këtyre simptomave të zorrëve të irrituar.

SHKAKTARËT JANË TË PANJOHUR

Shkaku i shfaqjes së këtij çrregullimi nuk është i qartë, por pretendohet se faktori psikik të ketë luan rol të rëndësishëm. Ky rol është i madh, pasiqë zorrët janë të lidhura me trurin duke dërguar sinjale përmes mbaresave nervore. Sinjalet e tilla janë shumë më aktive gjatë stresi, duke i bërë zorrët më të ndjeshme.

Zorrët e irrituara mund të shfaqen në çdo moshë, megjithëse më të zakonshme janë tek gratë nën moshën 40 vjeçare.

SI TA KUPTONI?

Dhimbjet në bark, të cilat në ndonjë mënyrë janë të lidhura me jashtëqitjen, janë të një rëndësi të madhe për caktimin e diagnozës. Ata mund të jenë me forcë dhe vendndodhje të ndryshme, madje edhe tek i njëjti pacient. Dhimbja mund të jetë e topitur, me ngërçe ose e mprehtë, dhe zakonisht nuk është e pranishme gjatë gjumit. Disa pacientë mund të kenë jashtëqitje të lëngët ose ujore, me nevoja të shpeshta për t’u zbrazur. Të tjerë mund të kenë kapsllëk me dhimbje në stomak, domethënë, gjatë zbrazjes së zorrëve. Mund të ndodh që të mos vjen deri tek zbrazja, pavarësisht nevojës për shkarkim, ose jashtëqitja të jetë në madhësi e vogël dhe e fragmentuar në copa të vogla. Simptomat përkeqësohen gjatë stresit, mund të shfaqen edhe pas ngrënies dhe reduktohen ose zhduken pas zbrazjes. Ata mund të përkeqësohen në një periudhë të caktuar, por pastaj të zhduken për një kohë të caktuar. Për pacientë të tjerë, simptomat vazhdojnë gjithë kohës në gjendje ku mund të vjen deri te humbja e oreksit.

Është shumë e rëndësishme të dini se simptoma të tilla mund të shfaqen edhe tek kanceri i zorrës së trashë, gjatë sëmundjeve inflamatore të zorrës së trashë dhe gjatë infeksioneve. Kujdes duhet t’i kushtohet pranisë së gjakut në jashtëqitje, dobësimit, anemisë, etheve, temperaturës, sedimentimit të ngritur dhe devijimeve të tjera në pasqyrën e gjakut. Në këto raste është e nevojshme të bëhet kolonoskopia, për të përjashtuar praninë e sëmundjeve të zorrës së trashë, ndryshe nga gjendja e zorrës së trashë të irrituar.

Nga diarrea në të vjella

Disa pacientë mund të kenë jashtëqitje të lëngët ose ujore, ndërsa disa kapsllëk me dhimbje gjatë shkarkimit të zorrëve. Pacientët shpesh i përdorin termat “diarre” dhe “kapsllëk” për shkak të konsistencës së ndryshme të jashtëqitjes, e cila mund të jetë nga e lëngshme në të ngurtë, me më shumë se tre jashtëqitje në ditë, ose më pak se tre jashtëqitje në javë. Gjithashtu paraqitet edhe mukusi në jashtëqitje, por pa gjurmë gjaku. Disa pacientë kanë sinjale të rreme për zbrazje ose ndjenjë të zbrazjes jo të plotë. Shumë shpesh shfaqen edhe gromësirat, të vjella, neveri dhe fryrje të theksuar të stomakut.

Trajtimi i zorrëve të irrituara

Terapia më e rëndësishme është që t’i shpjegohet pacientit për natyrën beninje të diagnozës dhe të infromohet se nuk vuan nga kanceri ose nga ndonjë sëmundje tjetër e rëndë. Tek pacientët që kanë probleme të rënda psiko-sociale, thotë bashkëbiseduesja jonë, është e nevojshme që t’u jepet ndihmë psikologjike nga psikologu ose psikiatri. Shërimi i sindromit të zorrëve të irrituara me terapi nuk ekziston, përveç dhënies së ilaçeve që ndihmojnë për simptoma të veçanta tek pacienti. Nëse ka jashtëqitje të lëngshme, domethënë diarre, jepen ilaçe për reduktimin e jashtëqitjes, në raste të dhimbjeve jepen spazmolitikët, jashtëqitja e ngurtë zakonisht rregullohet me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit, gazrat me antiflatulentë, mirëpo jo rrallë herë, kur është e nevojshme, jepen edhe antidepresantët . Në mënyrë terapeutike ndihmon gjumi i rregullt dhe vaktet ushqimore, stërvitja e rregullt dhe regjimi dietik.