E KENI KALUAR COVID-19? Rreziku i zhvillimit të mpiksje gjaku zgjat deri në gjashtë muaj pas infektimit

Shkencëtarët kanë zbuluar se pacientët me COVID-19 kishin një rrezik më të lartë të embolisë pulmonare, mpiksjes së gjakut që bllokon arteriet në mushkëri deri në gjashtë muaj pas infektimit. Kishte gjithashtu një rrezik në rritje të trombozës së venave të thella - mpiksje gjaku që zakonisht gjendet në këmbë - deri në tre muaj pas infeksionit me koronavirus.

Personat që kanë COVID-19 kanë një rrezik të shtuar të zhvillimit të mpiksjes së gjakut deri në gjashtë muaj pas infektimit, edhe në rastet e infeksionit të lehtë, tregon një studim i publikuar së fundmi.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se COVID-19 rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, por një studim i ri i publikuar në revistën mjekësore BMJ tregon se sa mund të zgjasë një kërcënim.

Për të zbuluar, studiuesit krahasuan të dhënat e mbi një milion njerëzve në regjistrat kombëtarë të Suedisë që ishin të infektuar me COVID-19 nga marsi 2020 deri në maj 2021 me grupet e kontrollit prej mbi katër milionë që nuk ishin pozitivë.

Ata zbuluan se ata me COVID-19 kishin një rrezik më të lartë të embolisë pulmonare, mpiksjes së gjakut që bllokon arteriet në mushkëri deri në gjashtë muaj pas infektimit. Kishte gjithashtu një rrezik në rritje të trombozës së venave të thella – mpiksje gjaku që zakonisht gjendet në këmbë – deri në tre muaj pas infeksionit me koronavirus.

Pas shqyrtimit të shumë faktorëve, ata gjetën një rrezik 33-fish më të lartë të embolisë pulmonare tek ata me COVID-19, si dhe një rritje pesëfish të rrezikut të trombozës së venave të thella.

Njerëzit që kishin simptoma të rënda të COVID-19 dhe ata me gjendje të tilla shëndetësore më parë ishin në rrezik më të madh, zbuloi studimi.

Edhe njerëzit që kishin një formë të lehtë të sëmundjes dhe që nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital, ishin në rrezik më të madh të embolisë pulmonare dhe trombozës së venave të thella.

Shanset për formimin e mpiksjeje gjatë valës së parë të pandemisë ishin më të larta se në fazat e mëvonshme, gjë që shkencëtarët thonë se ishte për shkak të mbulimit të vaksinës dhe trajtimit më të mirë me kalimin e kohës.

Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre kanë “inmplikime të mëdha të politikave shëndetësore”, duke kërkuar trajtim shtesë për të parandaluar formimin e mpiksjes së gjakut, veçanërisht në rastet me rrezik të lartë.

Ata gjithashtu theksojnë se rezultatet e tyre kanë nxjerrë në pah rëndësinë e vaksinimit. Shkencëtarët na kujtojnë nevojën për të qëndruar vigjilentë ndaj komplikimeve që lidhen edhe me një infeksion të lehtë me virusin SARS-CoV-2