ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME T’I NJIHNI NË KOHË: Këto janë simptomat më të zakonshme të sulmit në zemër

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma të atakut në zemër, kërkoni ndihmë menjëherë.

Disa sulme në zemër janë të papritura dhe intensive, por shumica fillojnë ngadalë, me dhimbje të lehta ose parehati. Kushtojini vëmendje dhe kërkoni ndihmë nëse përjetoni këto simptoma.

  • Ndjesi e sikletshme në gjoks

Shumë sulme në zemër përfshijnë gjithashtu shqetësime në gjoks që zgjasin më shumë se disa minuta ose mund të largohenmë pas të kthehen. Kjo përfshin ndjenjë presioni të pakëndshëm, shtrëngim ose dhimbje.

  • Siklet në pjesën e sipërme të trupit

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje ose siklet në njërin ose të dy krahët, shpinën, qafën, nofullën ose barkun.

  • Frymëmarrje e shkurtër

Frymëmarrja mund të shoqërohet me parehati në gjoks, por nuk është e nevojshme.

  • Shenja të tjera

Shenja të tjera përfshijnë djersën e ftohtë, të përziera ose marramendje.

Simptomat ndryshojnë tek femrat dhe meshkujt

Ashtu si me meshkujt, simptoma më e zakonshme e një ataku kardiak tek femrat është dhimbja në gjoks (angina) ose siklet. Por gratë kanë pak më shumë gjasa se burrat të përjetojnë disa nga simptomat e tjera të zakonshme, veçanërisht gulçim, nauze / të vjella dhe dhimbje të shpinës ose nofullës.

Mësoni të dalloni shenjat e atakut kardiak dhe mos harroni se edhe nëse nuk jeni të sigurt që bëhet fjalë për atak, është më mirë të konsultoheni me mjekun, sepse në këtë rast minutat janë shumë të rëndësishme dhe mund t’ju shpëtojnë jetën.