ËSHTË ZBULUAR EDHE NJË TJETËR PASOJË E KOVID-19 – Shkencëtarët kanë përshkruar atë që u ndodhi pacientëve: Delirium, halucinacione…

Deliriumi dhe konfuzioni mund të jenë shumë të zakonshme tek njerëzit me COVID-19, sipas një studimi të ri. Përveç kësaj, shërimi afatgjatë në kujdes intensiv dhe me respiratorë rrit rrezikun e këtyre gjendjeve, alarmojnë ekspertët. Sipas tyre, mjekët gjithashtu duhet t’i kushtojnë vëmendje shfaqjes së depresionit, ankthit dhe çrregullimit të stresit post-traumatik te pacientët e rikuperuar.

Nga ana tjetër, shumica e pacientëve me simptoma të lehta nuk duhet të përjetojnë ndonjë vështirësi të veçantë me shëndetin mendor, por shfaqja e çrregullimeve të caktuara mendore nuk përjashtohet në këtë grup pacientësh me COVID-19.

Këto gjendje janë raportuar edhe te pacientët me SARS dhe MERS, ndërsa tani edhe tek ata të infektuar me koronavirusin e ri, ose COVID-19.

Studiuesit nga Britania e Madhe dhe Italia kanë zbuluar se rreth 60 përqind e personave me sëmundje të rënda vuajnë nga konfuzioni dhe ankthi, ndërsa të njëjtat probleme janë raportuar edhe në studimet në Kinë.

Ata paralajmërojnë se çrregullimi i stresit post-traumatik mund të jetë problem i madh për disa pacientë, bazuar në faktin se 33% e atyre që vuanin nga SARS dhe MERS dy vjet më parë, akoma vuajnë nga kjo sëmundje.

Gjithashtu, gjithnjë e më të shpeshta janë të dhënat se gjatë rimëkëmbjes pacientët i mundojnë, kujtimet traumatike, problemet e kujtesës, rraskapitja dhe pagjumësia dhe humori i keq.

“Analiza jonë për më shumë se 3.550 raste të koronavirusit sugjeron se shumica e njerëzve nuk do të kenë probleme të shëndetit mendor pas infeksionit,” thekson bashkëautori i studimit Dr. Jonathan Rodgers nga University College London.

Por ai paralajmëron se deliriumi – i cili mund të përfshijë gjithçka, nga halucinacionet deri tek pagjumësia – mund të prekë disa pacientë.

Konfuzioni nuk është i rrallë në mesin e pacientëve në kujdesin intensiv, por më të prekurit janë pacientët më të vjetër, që gjithashtu janë më të prekurit. Dr. Rodgers shpjegon se sa më gjatë që pacienti të qëndronte në spital dhe të kishte më pak kontakte me familjen, aq më i hutuar bëhej.

Studimi i fundit akoma i papranuar nga Britania e Madhe, gjithashtu tregoi se 20 përqind e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 vuajnë nga konfuzion i rëndë.

“Ndjekja e këtyre simptomave duhet të bëhet rutinë dhe pjesë integrale e kujdesit që ne u ofrojmë pacientëve,” thekson Dr. Rodgers.