Farat magjike që shërojnë kancerin!

Këto fara për shkak të vlerës që kanë, në kohët e lashta janë përdorur edhe si monedha shkëmbimi.

Mayanët dhe Inkasit e lashtë i vlerësonin këto fara të vogla, por ushqyese. Në fakt, chia është fjalë e Majanëve që do të thotë “fuqi”. Në farat chia do të gjeni mjaft forcë, pasiqë ata përmbajnë një varg materiesh ushqyese. Farat Chia konsiderohen si burim i shkëlqyer i acideve yndyrore esenciale të shëndetshme, të cilat  përmbajnë tetë herë më shumë acide yndyrore omega-3 sesa salmoni. Farat Chia përmbajnë edhe acide yndyrore omega-6, antioksidantë (vetëm 1 gr fara janë më të pasura me antioksidantë, thuajse katër herë më shumë sesa boronicat e freskëta) dhe proteina të cilat janë të rëndësishme për shëndetin.

Studimet kanë treguar se konsumimi i farave Chia, ndikon edhe në shëndetin e flokëve dhe thonjëve, duke pasur parasysh se farat chia janë burim i shkëlqyer i proteinave (20%).

Farat Chia gjithashtu janë burimi i proteinave bimore më lehtë të tretshme, burim i shkëlqyer i fibrave dietike, të pasura me vitamina, minerale, aminoacide dhe antioksidante. Farat Chia janë të mrekullueshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe djegien e yndyrës, e forcojnë organizmin dhe ndikojnë pozitivisht në organet e tretjes.

Nutricionistët pajtohen me faktin se këto fara janë nga më të mirat, të cilat mund t’i konsumoni në qoftë se ndjeheni të dobët dhe pa energji, sepse ndikojnë në punën e muskujve dhe lirojnë energji në trupin tuaj, prandaj e përdorin shpesh edhe sportistët. Këto fara përmbajnë 37% të fibrave ushqyese të cilat i stimulojnë zorrët.

Dietat ose të ushqyerit të cilat bazohen në farat Chia, u treguan të shkëlqyera në trajtimin e kancerit në zorrën e trashë, si dhe parandalimin e kancerit.