FËMIJA NUK PI UJË MJAFTUESHËM? Provoni ta inkurajoni me këto gjashtë truke efektive

Uji përbën një pjesë të madhe të trupit tonë, për këtë arsye fëmijët duhet të mësohen të pinë çdo ditë që në moshë të vogël. Por ndonjëherë nuk është aq e lehtë sa duket. Ne ju sjellim këshillat efektive se si të inkurajonim fëmijën tuaj që nuk  dëshiron ujë të konsumojë sa më shumë.

Trupi i foshnjës përbëhet nga 75 deri në 80% ujë, ndërsa tek të rriturit ky raport zvogëlohet pak – sa më të rritur të jemi, aq më e ulët është përmbajtja e ujit në trup. Dhe është më pak te femrat sesa tek meshkujt. Burrat e mëdhenj kanë rreth 60% dhe gratë rreth 50% ujë në trupin e tyre. Arsyeja pse femrat kanë më pak ujë është se ato tentojnë të grumbullojnë ind dhjamor, i cili përmban 1/4 e ujit, ndërsa indi muskulor, që është më i zakonshëm tek meshkujt, përmban deri në 3/4 ujë. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit me muskuj mund të kenë më shumë ujë në trupin e tyre sesa njerëzit e dobët. Prandaj, nuk është për t’u habitur që uji është më i shëndetshmi për t’u pirë. Megjithatë, fëmijët nuk e dinë këtë dhe shpesh pasi mësohen me lëngjet dhe pijet e ëmbla, refuzojnë të pinë ujë. Nëse dëshironi të shmangni këtë, ofroni që në moshë të vogël ujë dhe çajra pa sheqer, dhe jo lëngje.

Kjo është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin, sepse uji nuk ka kalori dhe shuan etjen. Nga ana tjetër, lëngjet kanë kalori shumë të larta për shkak të sheqerit dhe shpesh nuk ua shuajnë etjen. Duke pirë vetëm lëngje, fëmijët po konsumojnë shumë kalori dhe sheqeri që ata konsumojnë mund të ulë oreksin e tyre. Prandaj, nëse dëshironi që fëmija juaj të ketë oreks për ushqime të tjera, mos i jepni shumë lëngje.

6 mënyra për t’i inkurajoni fëmijët tuaj të pinë sa më shumë ujë:

  1. Për të mashtruar fëmijët që të pinë diçka tjetër, shtoni një fetë limoni ose portokalli në ujë
  2. Gjatë çdo vakti, servoni atyre nga një gotë ujë
  3. Largoni nga shtëpia lëngjet e konservuara dhe lëngjet e tjera të ëmbla
  4. Hidhni kube akulli në formë interesante në ujë
  5. Pini ujë mineral ose të thjeshtë sa më shpesh kur jeni në shtëpi, sepse ju jeni shembulli më i madh i tyre në fund të fundit.
  6. Sigurohuni që të keni gjithmonë me vete një shishe me ujë kur dilni nga shtëpia

Përktheu dhe përshtati:S.N