Fotot të reja mahnitëse tregojnë se si virusi SARS-CoV-2 isulmon qelizat në organet e frymëmarrjes

Imazhet ofrojnë pasqyrë se sa virus krijohet gjatë një infeksioni, pasi çdo qelizë e infektuar prodhon mijëra viruse.

Janë publikuar fotografi të reja të virusit SARS-CoV-2 të bëra me mikroskop elektronik, raporton portali Live Science. Në fotografi, viruset mund të shihen si formacione të vogla rrethore. Këto forma të zgjatura, janë të ashtuquajturat “cilia”, struktura të vendosura në sipërfaqen e disa qelizave në organet e frymëmarrjes.

Fotot e reja të mahnitshme tregojnë se si koronavirusi i ri sulmon qelizat në traktin respirator të njeriut. Imazhet ofrojnë pasqyrë se sa viruse krijohen gjatë një infeksioni. Çdo qelizë e infektuar mund të prodhojë mijëra viruse.

Camilla Ehre, profesoreshë në Institutin e sëmundjeve respiratore në Universitetin e Karolinës së Veriut, i bëri imazhet duke përdorur një mikroskop elektronik, pajisje që përdor rreze elektronike të përqendruara për të krijuar imazhe.

Për të bërë fotografitë, shkencëtarët në laborator qëllimisht infektuan qelizat respiratore njerëzore me koronavirusin e ri dhe ekzaminuan qelizat pas katër ditësh.

Formacionet e zgjatura të “ciliave” bashkohen me fije të substancave mukoze që i ngjajnë një rrjeti që natyrshëm është i pranishëm në ajër.

SARS-CoV-2 viruset duken si topa të vegjël. Në zmadhime më të mëdha, mund të shihen formacione me gjemba në sipërfaqen e virusit. Ato forma të ngjashme me kurorën janë arsyeja për emrin e të gjithë koronavirusëve. Virusi përdor këto thumba për të infektuar qelizat.