Mbani erë të keqe të gojës? Këto janë arsyet

Simptomat e ketoneve të tepërta në organizëm përfshijn nauzean, vjellje, urinim të tepërt dhe vështirësi në frymëmarrje. Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma, vizitoni mjekun.

Eksitojnë gjëra që shkaktojnë erën e keqe të gojës si ajo e acetonit, ndërsa shkaktarët më të zakonshëm janë diabeti dhe ushqimet pa karbohidrate. Cilado qoftë arsyeja, më i rëndësishëm është prodhimi i ketoneve në trup. Ketonet janë përbërës, të cilat shfaqen si rezultat i punës së mëlçisë në shpërbërjen e yndyrës, të cilat organizmi më vonë do t’i përdor si materie djegëse.

Diabeti dhe ushqimi pa karbohidrate

Për shembull, tek njerëzit me diabet qelizat nuk mund ta përdorin sheqerin ose glukozën në gjak. Që trupi të mbetet me energji, mëlçia vepron e sforcuar dhe yndyrat e grumbulluara i konverton në energji me qëllim që t’i përdorin qelizat.

Era e gojës që ngjason me atë të acetonit është shenjë e diabetit

Njerëzit të cilët nuk konsumojnë karbohidrate nuk i sigurojnë energji organizmit, kështu që ndodh njëjtë si në rastin e mëparshëm – mëlçia punon më shumë dhe yndyrën e grumbulluar e konverton në energji me qëllim që ta përdorin qelizat.

Prania e ketoneve në trup nuk është problem, por numri i tepërt i tyre mund të rrezikoj seriozisht shëndetin dhe të krijoj acid në gjak, gjë që nuk është aspak e dobishme për shëndetin e organeve. Nëse vlera normale e pH së gjakut ndryshon, nuk është e aspak e pazakonshme të ndosh dëmtimi i organeve.

Trupi sigurisht që do të përpiqet të heqë qafe ketonet e tepërta nga organizmi, një nga mënyrat është përmes urinës, ndërsa tjetra është përmes sistemit të frymëmarrjes dhe pikërisht kjo është arsyeja që era e gojës është si ajo e acetonit.

Simptomat e ketoneve të tepërta në organizëm përfshijnë nauze, vjellje, urinim i tepërt dhe vështirësi në frymëmarrje. Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma, vizitoni mjekun.