Gjermania po formon shoqatën evropiane për qasjen deri te vaksina e koronavirusit

Gjermania dhe tre vende tjera anëtare të Bashkimit Evropian janë duke formuar një aleancë që do të sigurojë qasje dhe shpërndarje të barabartë të vaksinës kundër kotonavirusit në botë, kur ajo të gjendet dhe aprovohet.

Në letrën drejtuar Komisionit Evropian të Ministrit të Shëndetësisë gjermane dhe kolegëve të tij nga Franca, Italia dhe Hollanda, shkruan se qasja deri te vaksina “sot është një nga çështjet më të rëndësishme për Bashkimin Evropian”.

Qëllimi i këtyre vendeve është “të arrijë rezultatin më të shpejtë dhe më të mirë të mundshëm të negociatave me individët kryesorë në industrinë farmaceutike. “Me këtë, udhëheqësit e shëndetit të këtyre vendeve besojnë, se do të parandalohet skenari në të cilin në garën për vaksinën e koronavirusit, BE do të humbiste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Këto vende tashmë po diskutojnë për para për hulumtime dhe garanci për blerjen e vaksinës nga disa kompani farmaceutike.