GJITHNJË E MË SHUMË TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS SHFAQEN ME KËTË SIMPTOMË: Çfarë do të thotë të kesh “COVID gjuhën”?

Një në pesë persona të infektuar me COVID-19 kanë skuqje të lëkurës, ndërsa një nga simptomat më të çuditshme që lidhet me ndryshimet e lëkurës janë "gishtat COVID".

“Gjuha COVID” është identifikuar si një simptomë tjetër e pazakontë e kësaj sëmundje, informuan mjekët që monitorojnë përhapjen e virusit.

 Epidemiologu Tim Spector i King’s College London, i cili udhëheq studimin mbi simptomat e shkaktuara nga koronavirusi i ri, postoi një foto jo të këndshme në llogarinë e tij në Twitter duke treguar pasojat e infeksionit. Ai thotë se pacientët raportuan edhe ulçera në zgavrën e gojës.

“Një në pesë njerëz të infektuar ka ende më pak simptoma të zakonshme që nuk janë në listën zyrtare – siç janë skuqjet e lëkurës. Mirëpo kohët e fundit kemi hasur në një numër në rritje të gjuhës COVID dhe plagë të pazakontë në zgavrën e gojës.

Gabriel Scully, president i epidemiologjisë dhe shëndetit publik në Shoqatën Mjekësore Mbretërore, thotë se simptoma të ngjashme kanë qenë të lidhura me COVID-19 për disa kohë.

“Virusi është problematik për tu trajtuar sepse shkakton pasoja në një shkallë kaq të madhe në pjesë të ndryshme të trupit. Emri mjekësor i gjuhës së ënjtur është glositis, ndërsa përfshin ‘gjuhën malinje’, që shfaqet në gjendje të ndryshme, siç është virusi i herpesit, i cili sulmon sistemin tonë imunitar”, sqaron Skally.

Ndryshimet në gjuhë, duke përfshirë dhimbjen, ndryshimin e ngjyrës, ënjtjen ose strukturën e pazakontë, ndonjëherë mund të jenë rezultat i një sëmundjeje të madhe, jo vetëm të higjienës orale.

Për shembull, gjuha e bardhë është shpesh vetëm shtresë ushqimi, bakteresh dhe qelizash të vdekura, por mund të jetë shenjë e kandidisë orale, ndryshimeve hormonale, mungesës së vitaminave, ndërsa Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik këshillon që në këtë rast të kontaktoni mjekun amë.

King’s College në Londër ka vërejtur simptoma shumë të rralla që nuk janë në listën e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Një në pesë njerëz të infektuar me koronavirus ka skuqje të lëkurës dhe një nga simptomat më të çuditshme që lidhet me ndryshimet e lëkurës janë “gishtërinjtë COVID” – rritje në ngjyrë të kuqe ose vjollcë në gishtat e duarve dhe këmbëve që janë të ndjeshëm, kruarje ose djegie, e cila ndodh më shpesh te pacientët më të rinj dhe shfaqet më vonë gjatë sëmundjes dhe mund të zgjasë me javë.

Simptoma të tjera të pazakonta të COVID-19 përfshijnë humbjen e dëgjimit dhe konjuktivitin.