Gjysma e pacientëve të trajtuar me COVID-19 në spital kanë dëmtime të zemrës

Duhet të theksohet se nivelet e rritura të troponinës shoqërohen me rezultate më të rënda tek pacientët me COVID-19. Pacientët me formë të rëndë të COVID-19 shpesh kanë një numër të problemeve para-ekzistuese të shëndetit të zemrës, duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe mbipeshën.

Më shumë se gjysma e pacientëve të shtruar me COVID-19 pas lëshimit në shtëpi janë zbuluar të kenë dëmtime të zemrës, tregon një studim i ri britanik. Tek të gjithë pacientët, vërehet një rritje në nivelin e proteinave troponin, e cila lirohet në qarkullimin e gjakut kur dëmtohet muskuli i zemrës.

Skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të bëra të paktën një muaj pas daljes nga spitali treguan se 54 përqind e pacientëve me COVID-19 kishin dëmtime të zemrës.

Dëmtimi përfshinte inflamacion të muskulit të zemrës, mbresë ose vdekje të indit të zemrës dhe furnizim të kufizuar të gjakut në zemër. Disa pacientë kishin kombinim të të tre llojeve të dëmtimit.

Duhet të theksohet se nivelet e rritura të troponinës shoqërohen me rezultate më të rënda tek pacientët me COVID-19. Pacientët me formë të rëndë të COVID-19 shpesh kanë një numër të problemeve para-ekzistuese të shëndetit të zemrës, duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe mbipeshën.

Sidoqoftë, gjatë formës së rëndë të COVID-19, zemra gjithashtu mund të preket drejtpërdrejt. Është e vështirë të zbulohet se si mund të dëmtohet zemra, por rezonanca magnetike e zemrës mund të identifikojnë modele të ndryshme të dëmtimit, të cilat mund të lejojnë diagnozë më të saktë dhe trajtim efektiv.