Gratë me mbipeshë janë më të ekspozuara ndaj kancerit

Rezultatet e hulumtimit treguan se obeziteti tek femrat lidhet me rritjen prej 20% të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë pasmenopauzë, 95 % rrezik më të lartë ndaj kancerit të veshkave dhe dy herë më shumë rrezikun ndaj kancerit të endometrit.

Hulumtimi norvegjez i cili për më shumë se 18 vjet ka ndjekur mbi 137 000 gra, demonstroi se rreziku i kancerit rritet me rritjen e vëllimit të belit. Prandaj, sipas ekspertëve, ruajtja e peshës trupore në mënyrë të shëndetshëm është vendimtare në parandalimin e kancerit, i cili tek gratë shoqërohet me mbipeshë.

Rezultatet e hulumtimit treguan se obeziteti tek femrat lidhet me rritjen prej 20% të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë pasmenopauzë, 95 % rrezik më të lartë ndaj kancerit të veshkave dhe dy herë më shumë rrezikun ndaj kancerit të endometrit.

Në mënyrë të barabartë, u demonstrua se obeziteti tek gratë gjithashtu e rrit ndjeshëm rrezikun ndaj kancerit të pankreasit.

Sa i përket gjendjeve tjera mjekësore, prej më herët dihet se obeziteti e rrit rrezikun e hipertensionit, apnean e gjumit dhe diabetin, u theksua në Еuropean Congress on Obesity.