Hematokriti – vlerat normale, të larta dhe të ulta

Vlera normale e hematokritit shkon rreth 45% për meshkujt dhe 40% për femrat.

Hematokriti paraqet shkallën e përqendrimit të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocitet). Vlera normale shkon rreth 45% për meshkujt dhe 40% për femrat. Hematokriti matet përmes analizave të plota të qelizave të gjakut. Përveç kësaj, matet edhe sasia totale e hemoglobinës, më pas numërohen eritrocitet, leukocitet dhe trombocitet. Pastaj gjithashtu konsiderohen edhe indekset që përdoren për vlerësimin e gjendjes së organizmit (MCV, MCH, MCHC).

Hematokriti i lartë

Disa nga shkaqet më të zakonshme të hematokritit të lartë janë:

  • Marrja e disa steroideve anabolike mund të rezultojë me prodhimin e lartë të qelizave të kuqe të gjakut, ndërsa me këtë edhe hematokrit të lartë;
  • Dehidratim – gjaku bëhet më i trashë, kështu që automatikisht edhe numri i qelizave të gjakut rritet;
  • Një nga gjendjet më të rrezikshme janë edhe ethet e dengës (sëmundje virale e zonave tropikale).
  • Çrregullim i palcës së eshtrave, e cila prodhon më shumë qeliza të gjakut sesa që duhet. Ky çrregullim quhet policitemia dhe në fakt paraqet rritjen e përqendrimit të eritrociteve në gjakun periferik.

Tek sportistët, hematokriti i lartë mund të jetë shenjë edhe e dopingut, prandaj u kushtohet rëndësi testeve të anti-dopingut.

Hemokriti i ulët

Hemokriti i ulët mund të nënkuptojë shumë humbje gjaku. Anemia (mungesa e hekurit) shoqërohet me hematokritin e ulët. Ja kush bën pjesë në grupin e rrezikut:

  • Foshnjat që nuk marrin hekur të mjaftueshëm;
  • Fëmijët të cilët rriten papritmas dhe kanë nevojë për sasi më të mëdha hekuri;
  • Femrat gjatë menstruacioneve (sidomos në periudha të menstruacioneve të bollshme);
  • Shtatëzënat për shkak se foshnjat kanë nevojë për hekur shtesë;
  • Njerëzit me shqetësime kronike të veshkave, sepse veshkat prodhojnë hormonin eritropoetin, i cili stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.