Hemoragjia nga hundët – çfarë e shkakton dhe si mund ta parandaloni?

Gjatë gjakderdhjes nga hunda, gjaku rrjedh nga njëra ose ndonjëherë nga të dyja flegrat e hundës. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë ose e lehtë dhe zgjat nga disa sekonda deri në 10 minuta ose më shumë.

Gjakderdhja nga hundët

Shumica e gjakderdhjeve ndodhin në pjesën e përparme të hundës. Gjkaderdhjet në pjesën e brendshme janë shumë më të rrezikshme, ndërsa mund të jenë pasojë e aterosklerozës ose kirurgjisë së hundës/sinuseve. Gjakderdhja e tillë mund të ndihet në fyt, pasiqë gjaku zakonisht nuk del në hundë. Gjakderdhjet e bollshme mund të jenë frikësuese dhe ato janë të zakonshme, sidomos tek fëmijët, ndërsa tek ato shpesh janë si rezultat i fryrjes së hundës, gërmimit ose thatësisë në mukozën e hundës (ftohje e thatë). Tek të moshuarit, kjo mund të jetë si pasojë e anemisë, tensionit të lartë të gjakut, përpjekjes së tepërt fizike, çrregullimit të koagulimit të gjakut, por nganjëherë edhe tumorit në tru. Nëse mukoza e hundës nuk është e dëmtuar, duket sikur gjakderdhja vjen “pa shkak”. Mos u shqetësoni nëse gjakderdhje ndodh herë pas here ose shumë rrallë. Në raste të rralla, si sëmundja e trombocitopenisë mund të shkaktojë gjakderdhje nga hunda, por atëherë nuk do të shfaqet vetëm ajo, por gjithashtu do të ketë shumë gjakderdhje edhe në pjesë të tjera, si mishrat e dhëmbëve, goja ose nën lëkurë. (Trombocitopenia nënkupton gjendje të reduktuar të prodhimit të qelizave të gjakut trombocitet, për shkak të arsyeve të ndryshme. Mund të shkaktohet nga leukemia, infeksionet bakteriale dhe virale ose mungesa e vitaminës B12.)

Gjatë gjakderdhjes nga hunda, gjaku rrjedh nga njëra ose ndonjëherë nga të dyja flegrat e hundës. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë ose e lehtë dhe zgjat nga disa sekonda deri në 10 minuta ose më shumë.

Kur duhet të shkohet për vizitë te mjeku?

Ndihma mjekësore duhet të kërkohet nëse gjakderdhja është jashtëzakonisht e bollshme dhe e shpeshtë, pasiqë në raste të tilla mund të bëhet fjalë për çrregullim të koagulimit të gjakut ose në raste të rralla tumori i trurit. Gjakderdhja mund të jetë intensive ose të zgjat më shumë, si dhe nëse keni tension të lartë të gjakut, probleme me zemrën, ose nëse përdorni barna për hollimin e gjakut (antikoagulantë). Nëse keni gjakderdhje që zgjat më shumë se 20 minuta dhe nëse shoqërohet me dobësi të përgjithshme, shkoni në spitalin më të afërt sa më parë që të jetë e mundur.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda?

Brëndësia e hundës është plot me enë të vogla të gjakut, të cilat mund të rrjedhin gjak edhe në rast të lëndimeve të lehta, për shembull, kur fryni hundën. Gjakderdhja e bollshme mund të ndodhë nëse mukoza e hundës është e thatë dhe nëse bëhet kore. Arsye për këtë mund të jenë infeksionet, moti i ftohtë ose ngrohja qendrore. Tek fëmijët, shkak i zakonshëm i kësaj dukurie është edhe ndonjë objek i huaj, i cili është bllokuar, si për shembull ndonjë lodër e vogël. Nëse mukoza është e inflamuar ose e plasaritur, ka më shumë gjasa që të ndodhë gjakderdhja.

Të përsërisim edhe një herë shkaktarët kryesor të gjakderdhjes nga hunda:

  • Lëndime lokale (që ndodhin gjatë fryrje së hundës ose gërmimit të hundës);
  • Mukoza e thatë e hundës (zakonisht kur është ftohtë);
  • Infeksionet lokale (riniti);
  • Çrregullime sistemike – SIDA ose sarkoidoza;
  • Objekte të huaja (zakonsiht tek fëmijët ose tek të sëmurit rëndë psikologjikisht);
  • Arterioskleroza;
  • Tumoret.

Ku shfaqet më shpesh?

Hemoragjia nga hunda mund të shfaqet tek të gjithë, por më së shpeshti shfaqet tek kategoritë e mëposhtme:

  • fëmijët e vegjël,
  • personat e moshuar,
  • gratë shtatzëna,
  • presona që rregullisht marrin barna për hollimin e gjakut,
  • personat me sëmundje të gjakut.


Trajtimi:

Gjakderdhja zakonisht mund të ndalet me shtypjen e hundës, direkt mbi flegrat e hundës për rreth 10 minuta. Nëse zgjateni përpara dhe merrni frymë në gojë, gjaku do të sekretohet përmes hundës. Nëse kërkoni ndihmë mjekësore sepse gjakderdhja nuk është ndalur edhe pas 20 minutash, mund të aplikohet kauterizimi, si dhe nitrat argjendi.



Vetë ndihmë:

Në rast se vjen deri tek gjakderdhja, mos u shqetësoni. Uluni, zgjatuni përpara dhe merrni frymë me gojë. Me gishtin e madh mbyllni pjesën e poshtme të hundës që gjakos dhe shtypni prej 5 deri në 10 minuta. Kjo gjë duhet t’ju ndihmojë. Përveç kësaj, ju mund të përdorni edhe mbështjellësit e akullt, të cilat do t’i vendosni në anën e pasme të qafës ose në pjesën e sipërme të hundës. Mos e fshini hundën dhe bëni kujdes që të mos e largoni mpiksjen e formuar.

A janë të rrezikshme gjakderdhjet e bollshme?

Gjakderdhjet e bollshme zakonisht nuk janë të rrezikshme, por gjakderdhjet e shpeshta ose të rënda mund të tregojnë për probleme serioze shëndetësore. Gjakderdhjet nga hunda mund të jenë seriozë për personat e moshuar, të cilëve ju nevojitet më shumë kohë për koagulimin e gjakut, kështu që ekziston rreziku i humbjes së një sasi më të madhe gjaku. Gjakderdhja e tepërt e cila zgjat për një periudhë më të gjatë kohore mund të çojë në anemi ose ta përkeqësoj nëse ajo tashmë është e diagnostifikuar.

Si të parandaloni gjakderdhjet e bollshme?

  • Shmangni prekjen dhe fryrjen e hundës nëse është e bllokuar për shkak ftohjes;
  • Mbani mrojtëse për kokën përderisa merreni me sport, në të cilin ekziston rreziku i lëndimit;
  • Gjithmonë ndiqni udhëzimet gjatë përdorimit të dekongjestionuesve nazal;
  • Nëse jeni duke përdorur ilaçe që e hollojnë gjakun dhe keni probleme me gjakderdhjen nga hunda, konsultohuni me mjekun.

“Parandalimi efektiv bëhet me futjen e pikave të ndonjë tretësi fiziologjik në hundë ose me fërkimin e pjesës së jashtme të flegrave të hundës me yndyrë. Kjo do të krijojë atmosferë mjaft të lagësht në hundë, e cila nuk do ta thajë mukozën dhe nuk do të shkaktojë plasaritje. Gjithashtu, mjeku mund t’ju përshkruajë pika të veçanta për hundën, të cilat veprojnë si vazokonstruktiv. Kjo do të thotë se do t’i ngushtojë enët e gjakut dhe do të parandalojë gjakderdhje të mëtejshme”, theksojnë mjekët e Departamentit të Otorinolaringologjisë në spitalin e New Orleans.

Sapo të përfundoj gjakderdhja e hundës, në të do të formohet kore e cila mund të jetë e pakëndshme, mirëpo përpiquni të mos e largoni atë pasi që është pjesë e procesit të shërimit dhe ndihmon në parandalimin e gjakderdhjeve të mëtejshme. Në procesin e rimëkëmbjes, mund të jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve, kështu që shmangni personat që kolliten ose janë me grip. Gjithashtu, shmangni alkoolin, pirjen e duhanit dhe pijet e nxehta, pasiqë ato i zgjerojnë enët e gjakut në mukozën e hundës.