Heqja e kilogramëve të tepërt mund të përmirësojë shërimin e fibrilacionit atrial

Humbja e peshës është thelbësore, pasi që obeziteti kontribuon në shumë faktorë rreziku të fibrilim atrial, siç është tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe apnea e gjumit.

Heqja e kilogramëve të tepërt tek të rriturit obezë me fibrilacion atrial, mund të çojë në përmirësimin e gjendjes e sëmundjeve të tyre, tregoi një studim i ri. Në të vërtetë, rezultatet kanë treguar se humbja e peshës për 10% mund të zbus në mënyrë të konsiderueshme fibrilacionin atrial.

Konsiderohet se humbja e peshës është thelbësore, pasi që obeziteti kontribuon në shumë faktorë rreziku të fibrilacionit atrial, siç është tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe apnea e gjumit.

Përndryshe, edhe disa studime të mëparshme kanë treguar se humbja e peshës mund të lehtësojë simptomat e fibrilacionit atrial dhe të zvogëlojë rrezikun e episodeve të reja të fibrilacionit atrial. Por ky studim është i pari që tregon se mund të ndryshojë rrjedha e sëmundjes.

Duhet të theksohet se pacientët me fibrilacion atrial të cilët duan të humbin peshë, duhet të jenë të kujdesshëm kur zgjedhin llojin e dietës.

Konkretisht, dieta të caktuara mund të jenë të rrezikshme për personat me fibrilacion atrial, meqë çekuilibrimi i materieve ushqyese si kaliumi dhe magnezi mund të shkaktojnë pengesa në ritmin e zemrës.

Hulumtuesit besojnë se për heqjen e kilogramëve të tepërt, është i mjaftueshëm zvogëlimi i porcioneve dhe marrja e sheqerit, ndërsa të rritet konsumi i perimeve, shkruan “Europace”.