Hernia hiatale apo “hernia gastrike”: Shkaku, simptomat dhe si ta trajtojmë sëmundjen nga e cila vuajnë shumëkush?

Ndonjëherë hernia hiatale do të ketë simptoma më të theksuara, ndërsa në shumicën e rasteve nuk do t'i shkaktojë asnjë problem individit.

Hernia hiatale ose e njohur ndryshe si “hernia gastrike” është zgjatje e një pjese të lukthit përmes diafragmës. Hernia hiatale e vogël nuk ka domosdoshmërisht simptoma të theksuara dhe personi as që do ta dijë se e ka derisa mjeku ta diagnostikojë me ekzaminim. Nga ana tjetër, kur hernia hiatale është e madhe, mund të ndodhin refluksi i shpeshtë, ndërsa trajtohet me ilaçe ose kirurgji.

SIMPTOMAT

Simptomat më të zakonshme të hernisë gastrike janë të ngjashme me ato të GERB, të cilat janë:

  • Refluksi i shpeshtë
  • Aciditet në lukth
  • Probleme me gëlltitjen
  • Dhimbje gjoksi ose barku
  • Frymëmarrje e shkurtër
  • Të vjella me gjak
  • Jashtëqitje e errët
  • Fryrje

Megjithatë, shumica e njerëzve nuk do të kenë simptoma intensive dhe nuk do ta dinë se bëhet fjalë për herninë hiatale.

Hernia hiatale është gjendje në të cilën lukthi del jashtë përmes hapjes në diafragmë. Ndonjëherë hernia hiatale do të ketë simptoma të theksuara, ndërsa në të shumtën e rasteve nuk do të shkaktojë asnjë problem për personin. Nëse është e nevojshme, trajtohet me ndryshim në zakonet e të ngrënit, me medikamente të caktuara dhe rrallë me kirurgji. 


ÇFARË E SHKAKTON HERNINË GASTRIKE?

Në këtë gjendje, pjesa e sipërme e lukthit del në hapjen e diafragmës. Diafragma është strukturë e hollë muskulore që ndan zgavrën e kraharorit nga barku, ndërsa ezofagu dhe lukthi takohen në hapjen e saj. Tek personat që nuk kanë herni, lukthi ndodhet poshtë diafragmës, ndërsa te personat që kanë herni hiatale, lukthi shtyp diafragmën dhe fryhet jashtë. Kur presioni në zgavrën e barkut rritet, shfaqet hernia hiatale.

Shkaku i saktë i hernisë hiatale është i panjohur. Në disa raste, hernia shkaktohet nga ndryshimet në diafragmë që ndodhin me kalimin e moshës, dëmtim në zonën e diafragmës ose një procedurë kirurgjikale, presion i vazhdueshëm në muskujt përreth shkaktuar nga kollitja, të vjellat, sforcimet gjatë defekimit ose ngritjes së objekteve të rënda. Gjithashtu, hernia hiatale është më e zakonshme tek personat mbi 50 vjeç, si dhe tek personat mbipeshë dhe duhanpirës.

ÇFARË LLOJE TË HERNISË HIATALE EKZISTOJNË?

Ekzistojnë dy lloje të hernies hiatale, hernia e lëvizshme (rrëshqitëse) dhe ajo paraezofageale.

  • Hernia hiatale rrëshqitëse

Në këtë lloj, kryqëzimi i ezofagut me lukthin, si dhe një pjesë e lukthit, ndodhen mbi diafragmë. Gjithashtu, kjo është një hernie e vogël që shfaqet më shpesh te njerëzit. Simptomat nuk duhet të jenë të pranishme dhe nuk kërkojnë trajtim të veçantë.

  • Hernia paraezofageale

Kjo nuk është një lloj hernie aq e zakonshme dhe mund të shkaktojë dhimbje, mbytje dhe probleme të mëdha shëndetësore që kërkojnë kirurgji të menjëhershme. Në këtë herni, kryqëzimi është në vendin e duhur, por pjesa e lukthit mbi diafragmë është ngjitur me ezofagun.

SI DIAGNOSTIFIKOHET?

Krahas historisë mjekësore të marrë nga mjeku dhe prekjes së barkut, hernia hiatale diagnostikohet me ekzaminime të ndryshme si: endoskopi, rëntgen me pirjen e qullit të bariumit, ose mund të zbulohet gjatë rentgenit të kraharorit.

SI TRAJTOHET HERNIJA HIATALE?

Në shumicën e situatave, kjo gjendje nuk shkakton probleme, por kur shfaqen simptomat, trajtimi bëhet duke lehtësuar simptomat dhe duke ndryshuar zakonet e të ngrënit. Gjithashtu, njerëzit që janë mbipeshë duhet të humbin kilogramët e tepërt dhe të hanë më shumë vakte të vogla në ditë. Shmangia e ushqimeve të yndyrshme, të skuqura dhe pikante, kafeja ose alkooli, pijet e gazuara dhe disa salca janë ndihmë e madhe për disa. Lënia e duhanit mund të ndihmojë duhanpirësit.

Në rastet kur ndryshimi i dietës nuk ndihmon, ilaçet e përshkruara nga mjeku do të ndihmojnë. Kur hernia hiatale është e madhe, do të nevojitet kirurgji.